Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ka deklaruar se projekti për Himarën është votuar unanimisht në Këshillit Bashkiak. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se anëtarët e PD dhe PBDNJ kanë votuar pro këtij projekti.
Goro: Nuk mund të them që është e gjithë opozita, po deputetë të opozitës që nuk duhet të ndërhynin sepse po u them qe edhe vendimi në Këshillin Bashkiak është marrë pothuajse unanim edhe anëtarët e këshillit të PBDNJ, por edhe të PD kanë qenë dakord me zhvillimin e projekteve në bashkinë e Himarës dhe sidomos qendrës së Himarës.
Edhe Athina zyrtare pasi është njohur me projektin në detaje i ka zbutur tonet theksoi Goro.
Goro: Unë shof që ditët e fundit Athina Zyrtare po ndryshon mendim sepse gjërat janë qartësuar dhe ata po e kuptojnë që është një investim në interes të banorëve, është zbatuar ligji shqiptar dhe nuk kanë pse të pengojnë në zhvillimin e zonës dhe është në interes të gjithë shqiptarëve.