Hillary Clinton i është kthyer kundër kritikave se bashkëshorti i saj, Bill Clinton duhej të kishte dhënë dorëheqjen nga Presidenca pas skandalit me Monica Lewinsky.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit këmbënguli se lidhja e tij jashtëmartesore me sekretaren nuk ishte abuzim me pushtetin dhe se Lewinsky ishte një e rritur.
Clinton u shpreh gjatë mëngjesit të së dielës për CBS se Bill nuk duhet të kishtë dhënë dorëheqjen, pasi çështja e tij me Lewinsky-n doli në dritë më shumë se 20 vite më parë.
Senatori demokrat i New York, Kirsten Gillibrand, i cili aktualisht mban ‘karrigen’ e Hillary Clinton, tha kohët e fundit për “New York Times” se ish-presidenti duhet të kishte hequr dorë nga pushteti në atë kohë.
“Më lejoni t’ju pyes për diçka? A po bëhen hetime ndaj presidentit aktual, ndaj të cilit janë ngritur akuza të shumta dhe që ai i hedh poshtë, i mohon e tallet?”-tha Clinton, duke iu referuar akuzave të shumta për sulm dhe ngacmime seksuale të ngritura kundër Trump.


