• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HIJET E MET KANANIT”/ “Eskobari nr.2” që kishte klientë yjet e showbiz-it. Si funksiononte RRJETI DHE LIDHJET me politikën
Home
Aktualitet
Kronikë

“HIJET E MET KANANIT”/ “Eskobari nr.2” që kishte klientë yjet e showbiz-it. Si funksiononte RRJETI DHE LIDHJET me politikën

12 May, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Burime nga një agjenci ligjzbatuese bëri të ditur se edhe për këtë fazë është zbuluar gjithçka. Pritet vetëm zbatimi në ditët e ardhshme.

Një rrjet perfekt që funksiononte nga Shkodra në Sarandë, me degë thuajse në çdo bashki të vetën dhe me “konsullata në Itali, Gjermani, Belgjikë, Hollandë dhe mbi të gjitha në ishujt grekë, nga ku bëhej lidhje me celulat në resortet turistike turke të Marmarisit dhe Bodrumit.

Grupi i Met Kananit, i mbiquajturi “Escobari nr.2” dhe për të cilin ambasadori amerikan Donald Lu tha që në fillim që është një “peshk i madh”, tashmë është i shthurrur totalisht.

Janë kapur kapitenët kryesorë, shefat e regjimenteve që blenin hashashin, heroinën dhe kokainën dhe e shpërndanin sipas porosive të “pikave të shitjes me pakicë”.

Grupi i Met Kananit është një prej bandave më të rrezikshme dhe klientela e saj ka qenë ajo e “klasit të parë”. Që do të thotë: droga shitej për piacën e lartë të miliarderëve dhe yjeve që frekuentonin resortet superluksoze të rivierës turke të Bodrumit, ishujve grekë të Egjeut dhe natyrisht miliarderëve në qytetet kryesore të Europës.

Një rrjet perfekt që pë disa vite i solli këtij grupi një fitim gjigandesk, shifrat e të cilit mbahen sekret, pasi në llogaritë e fshehura dhe në investimet e kryera fshihen “peshq edhe më të mëdhenj”.

Një burim diplomatik bën të ditur se DEA amerikane ka arritur të interceptojë biseda shumë të fuqishme me njerëz me pushtet në Shqipëri, madje edhe në politikën e lartë.

Por këto janë pjesa tjetër e hetimit pas shkatërrimit të grupit, i cili ndodhi me arrestimet e djeshme, ku falë zbërthimit të të arrestuarve në Turqi, janë kapur të gjithë krerët e “zyrave” të një prej bandave më të fuqishme të trafikut të drogës në Shqipëri.

Përveç Fierit, aty ku grupi ka qendrën më të madhe, rrjeti i Kananit ishte i shtrirë në të gjithë jugun si Vlorë, Sarandë Gjirokastër, Korçë etj., si dhe në Shkodër në veri, e në Tiranë e Kavajë në Shqipërinë e Mesme.

Grupi i Met Kananit është njohur në mjediset e trafiqeve si “furnitori me bar”, heroinë dhe kokainë, i yjeve të kinematogafisë, muzikantëve të rock-ut, biznesmenëve të nivelit të lartë, e mbi të gjitha modeleve, rrjetit të modës dhe industrisë gjigande dhe fitimprurëse të eventeve.

Në fund, të paktën deri tani ata që ideuan dhe morën pjesë në operacion theksojnë se kanë arritur sukses pasi kanë dorëzuar në duart e prokurorëve prova që nuk e nxjerr më nga burgu bandën e Kananit.

Ajo që pritet në fazën e dytë është sekuestrimi dhe gjetja e pasurive të investuara e të fshehura

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kush është Qaseem Suleimani, burri që ka në dorë LUFTËN dhe PAQEN në Lindjen e Mesme
Previous article Gjykata në Milano vendos pro kërkesës së Berlusconit: Mund të kthehet në politikë

F.autor

Postime të ngjashme

"SHTRIHU NË TOKË"/ Dalin pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes në Korçë Aktualitet

"SHTRIHU NË TOKË"/ Dalin pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes në Korçë

ZJARRI NË KRUJË/ Një lagje mbetet pa energji pas dëmtimit të linjës së tensionit të lartë, vijon ndërhyrja me helikopterë Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Një lagje mbetet pa energji pas dëmtimit të linjës së tensionit të lartë, vijon ndërhyrja me helikopterë

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër Aktualitet

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT