A mban aromë të keqe vera juaj, si një vezë e prishur apo diçka e djegur? Hidhni një monedhë në të, sidomos ato 5 qindarkat e vogla të verdha. Kjo është një nga ato zgjedhjet e thjeshta që shumë njerëz i kosniderojnë mite. Por në fakt ka pak shkencë pas kësaj.
Gjatë disa proceseve të bërjes së verës, kur vera nuk merr oksigjen për shkak të fermentimit kalon në një proces të quajtur reduktim gjatë të cilit podhohen disa përbërës kimikë të quajtur tiolë.
Këto të fundit janë përgjegjës për aromat më të këqija që keni nuhatur ndonjëherë. Bakri tek monedhat shkaktojnë një reaksion kimik që prodhon sulfide pa asnjë aromë. Kjo nuk do të thotë që këto monedha do të heqin çfarëdolloj ere të rëndë mund të mbajë vera juaj./shije


