• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HIDE MBI KALLDRËM”/ Gazetarja shqiptare rrëfen me shumë qetësi se ka kërcënuar Enkel Demin: Nuk e pranoi se…
Home
Libri

“HIDE MBI KALLDRËM”/ Gazetarja shqiptare rrëfen me shumë qetësi se ka kërcënuar Enkel Demin: Nuk e pranoi se…

30 November, 2018 k.autor Libri

Pas suksesit të librit të parë “Hire mbi Kalldrëm”, autori “Tom Kuka” u rikthye sërish për lexuesin shqiptar me romanin “Gurët e vetmisë”, ku zbuloi edhe identitetin e tij. Edhe përse u përfol shumë për deputetë e gazetarë shqiptare si autorë të librit, në fakt shkrimtari ishte Enkel Demi.

E ftuar në emisionin “Rudina”, mikesha e tij Iva Tiço tregoi se ende pa e përfunduar librin e parë e kishte kuptuar se autori ishte Enkel Demi. Por ai, e kishte pasur të vështirë ta pranonte fillimisht, por pas kritikave letrare të Ivës, nuk ia kishte dalë ta fshihte.

“Në dy – tre të dyshuarit që kisha, mbeta tek Keli. Kur isha në përfundim të librit, e mora dhe shkova tek Keli dhe i thash të më jepte një autograf. Por ai nuk e pranoi se ishte Tom Kuka, më tha se po mundohej që ta gjendte se kush është. Më pas, kur i thash se prisja më shumë nga autori Tom Kuka, prisja të ishte një Orhan Pamuk, tha të lutem se nuk kam bërë libër që të fitoj ‘Nobel’, më jep librin të bëj autografin” – tregoi gazetarja Iva Tiço.

Mirëpo Iva, zbulon se madje e kishte kërcënuar të dilte hapur përpara publikut, ndryshe do të ishte ajo që do të  dilte në intervista si autorja që fshihej pas pseudonimit “Tom Kuka”.

“Librin e dytë e kam lexuar që në dorëshkrim, ma ka dërguar me email. Kam qënë një nga njerëzit që kam insistuar më shumë që ai të dilte hapur në publik, sepse mendoj që duhet të kishte një kontakt me publikun. Madje e kërcënova, nëse nuk do të dilte në një intervistë dhe ta pranonte, do të dilja unë e të thoja që librin e ka shkruar Iva Tiço.” – tregoi duke qeshur Iva Tiço.

Më herët, Enkel Demi tregoi se kishte vendosur të mbante pseudonimin “Tom Kuka” pasi kishte frikë se njerëzit nuk do e merrnin seriozisht cilësinë e letërsisë së tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO E BËJMË NJË FËMIJË BASHKË?" Drilon Hoxha ia thotë troç aktores shqiptare por shihni si... (VIDEO)
Previous article DOSSIER/ Iluzion shtetëror, utopi emancipuese apo burg i popujve? Para 100 vitesh u themelua Jugosllavia

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT