• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Hetohen kontratat e Balilit me ministrinë e Bujqësisë, nipi dhe e fejuara përfituan…
Home
Aktualitet
Drejtësi

Hetohen kontratat e Balilit me ministrinë e Bujqësisë, nipi dhe e fejuara përfituan…

7 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Hetimi pasuror ndaj Kelmend Balilit ka shtrirë efektin dhe tek dy kontratat që nipi i Balilit, Albini dhe e fejuara e këtij të fundit Xhesjana Ballaci, kanë lidhur me ministrinë e Bujqësisë për marrjen me qëra për 90 vjet të dy sipërfaqeve tokësore në Piskovë të Përmetit dhe Delvinë.Pak ditë më parë një grup hetimor pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda sekuestruan të gjithë dokumentacionin në ministrinë e Bujqësisë, së bashku me planvendosjen e pasurive tokësore të mara me qëra. Pritet që në dobi të këtij hetimi të pyetet djali i Bashkim Balilit, Albin Balili dhe e fejuara e këtij të fundit, Xhesjana Ballaçi.

Në dokumentacionin që ka sekuestruar prokuroria rezulton se në letra fituesit e kësaj toke bujqësore rezultojnë të jenë dy 22 vjeçarë të fejuar me njëri-tjetrin, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me bujqësinë apo me agro-kulturën. Se çfarë kriteresh kanë përdorur këta të rinj që janë kualifikuar si fitues të sipërfaqes së tokës shtetërore, kjo mbetet për tu parë gjatë hetimit në vijim të nisur tashmë nga prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila paralelisht po heton vllezërit Balili për pasurinë.
Dokumentat
Pasi i ka dhënë një sipërfaqeje toke prej 21,4 hektarësh në Buronjë, Bashkim Balilit, vëllait të Klement Balilit në vitin 2015, Ministria e Bujqësisë e drejtuar në atë kohë nga ministri i LSI Edmond Panariti, sërish një vit më vonë i ka dhënë edhe 90.466 hektarë të tjera në Piskovë të Përmetit,nipit të Klement Balilit. Por këtë herë, Bashkim Balili ka zgjedhur një mënyrë më të rafinuar me qëllim për të mos dalë mbiemri i familjes në dokumenta.Në kontratën e dytë, ministria ka firmosur dhënien me qira për 90 vite, të 90.466 hektër tokë, djalit 22 vjeçar të Bashkim Balilit, vëllait të Klement Balilit.

Por 22 vjeçari, nipi i Klement Balilit,gjashtë muaj më parë kompaninë fituese të kësaj toke “ALB Univers 95” ia ka kaluar me kontratë dhurimi, në pronësi të fejuarës së tij, Xhesjana Ballaci. Dhe pas kësaj procedura në datën 6 korrik 2016 Ministria e Bujqësisë ka nënshkruar kontratë me “ALB Univers 95”, të përfvaqësuar jo nga Balili por nga Ballaci, për dhënien me qëra të sipërfaqes prej 90.466 hektarë tokë në Përmet.

 

39 pasuri të sekuestruara
Konkluzioni i prokurorisë është që pasuritë që gjenden nën emrin e Kelmend Balilit “janë të fituara përpara përfshirjes së tij në aktivitetin kriminal, ndërsa shumica e pasurive është e regjistruar në emër të vëllai të tij Bashkim Balili”. Prokuroria del në konkluzionin se nga të 39 pasuritë e vendosura në sekuestro dhe që i përkasin kryesisht Bashkim Balilit, “një pjesë janë krijuar pas përfshirjes të të hetuarit në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike”. Prokuroria e argumenton më tej kërkesën e sekuestros me konkluzionin se “nga hetimi provohet se këta të fundit dhe familjarët e tyre nuk kanë të ardhura të cilat mund të justifikojnë një pasuri të tillë”.

Prokuroria e argumenton kërkesën e saj për sekuestro pjesërisht me dyshimin se pronat mund të tjetërsohen në rast se ato nuk sekuestrohen. Sipas prokurorisë, ka një lidhje mes hapjes së hetimeve ndaj Kelmend Balilit dhe veprimeve të Alma Balilit për të mbyllur kompaninë Santa Quaranta dhe për të dhuruar aksionet e “Balili-KO”. “Një nga elementët ilustrues në këtë drejtim është fakti se me marrjen dijeni të hetimeve, në datë 18.05.2016, bashkëshortja e të hetuarit Kelmend Balili ka hequr dore nga aksionet e shoqërisë “Balili Security”.

Edhe në rastin e objektit Ish-Kampi i Puntorëve, sot rezidenca “Santa Quaranta”, ekziston kushti i tjetërsimit të saj duke parë dhe kalimin e saj në korrik të vitit 2016 si aset i shoqërisë “Balili-Ko” sh.p.k,” thuhet në kërkesën e prokurorisë. Kelmend Balili është zyrtarisht i shpallur në kërkim në Shqipëri, por policia thotë se disa operacione të kryera gjatë muajve të fundit në kërkim të tij kanë rezultuar të dështuara. Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dasma e Princit bën xurxull popullin/ Të gjithë do të jenë tapë ditën e kurorëzimit!
Previous article Si akrep që është Katy Perry kthehet prapë te ish- i: Vetëm për 1 natë ama? (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT