• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HETIMI/ Zbulohet pas 77 vitesh personi që dyshohet se tradhtoi Ana Frank dhe familjen e saj te nazistët
Home
Dossier

HETIMI/ Zbulohet pas 77 vitesh personi që dyshohet se tradhtoi Ana Frank dhe familjen e saj te nazistët

17 January, 2022 F.autor Dossier

Sipas një hetimi të ri, është  identifikuar pas 77 vitesh, i dyshuari që mund të ketë tradhtuar Anne Frank dhe familjen e saj te nazistët. Anna Frank vdiq në një kamp përqendrimi nazist në vitin 1945, në moshën 15-vjeçare, pas dy vitesh fshehje, shkruan BBC

Ditari, i botuar pas vdekjes së saj, është prova më e fuqishme e jetës së hebrenjëve  gjatë luftës. Një ekip që përfshin një ish-agjent të FBI-së tha se Arnold van den Bergh, një figurë hebreje në Amsterdam, “u dorëzua” për të shpëtuar familjen e tij.

Ekipi, i përbërë nga historianë dhe ekspertë të tjerë, iu deshën 6 vite duke përdorur teknika moderne hetimore për të  zgjidhur çeshtjen. Van den Bergh kishte qenë anëtar i Këshillit Hebre të Amsterdamit, një organ i detyruar të zbatonte politikën naziste në zonat hebraike. Organizata u shpërbë në vitin 1943 dhe anëtarët e saj u dërguan në kampet e përqendrimit.

Por ekipi zbuloi se van den Bergh nuk u dërgua në një kamp dhe përkundrazi jetonte në Amsterdam.

“Kur van den Bergh nuk ishte më i mbrojtur, ai duhej të siguronte diçka të vlefshme për nazistët, në mënyrë që ai dhe familja e tij të ishin të sigurt, sipas një agjenti të ish FBI-së, Vince Pankoke.

Ekipi tha se një tjetër person hebre mund të ishte tradhtari. Por gjeti gjithashtu prova që sugjerojnë se Otto Frank, babai i Anës, mund ta ketë pasur dijeni për diçka të tillë dhe e ka mbajtur të fshehtë. Ata gjetën një kopje të një shënimi anonim dërguar Otto Frank që identifikonte Arnold van den Bergh si tradhtarin e saj, raporton abcnews.al

Pankoke tha se antisemitizmi mund të ketë qenë arsyeja që ai nuk u bë kurrë publik. Gazeta holandeze de Volkskrant raporton se van den Bergh vdiq në vitin 1950 . Në një deklaratë, muzeu i Shtëpisë së Anne Frank tha se ishte “i impresionuar” me gjetjet e ekipit hetimor.

Drejtori ekzekutiv i saj, Ronald Leopold, shtoi se kërkimi i ri kishte “gjeneruar informacione të reja të rëndësishme dhe një hipotezë magjepsëse që meriton kërkime të mëtejshme”./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESTAURIMI I XHAMISË SË ET'HEM BEUT/ Erdogan: Reflekton marrëdhëniet e mira mes dy vendeve...
Previous article KONFIRMOHET/ “Emily in Paris” do të vijë me një sezon të tretë dhe të katërt

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se... Dossier

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se...

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT