• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HETIMI I PËRBASHKËT NDAJ KRIMIT/ Gjonaj e Marku takohen me prokurorin e Antimafias italiane
Home
Shqipëri

HETIMI I PËRBASHKËT NDAJ KRIMIT/ Gjonaj e Marku takohen me prokurorin e Antimafias italiane

11 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj dhe Prokurorja e Përgjithshme, znj. Arta Marku janë pritur sot në një takim zyrtar në Romë nga Kryeprokurori i Drejtorisë Kombëtare kundër Mafias dhe Terrorizmit, z.Federico Cafiero de Raho.

Në këtë takim, pjesë e vizitës dy ditore të ministres Gjonaj dhe kryeprokurores Marku në Itali, merrnin pjesë edhe Ministri italian i Drejtësisë, z.Alfonso Bonafede, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, znj. Donika Prela, drejtues të misionit PAMECA si dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Prokurorisë së Përgjithshme.

Forcimi i bashkëpunimit për hetimin e përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, përmes shkëmbimit reciprok të informacionit dhe dhënies së ekspertizës nga pala italiane ka qenë në qendër të diskutimeve midis dy delegacioneve.

Ministrja e Drejtësisë, ka theksuar se lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet absolut i Qeverisë Shqiptare, e cila është angazhuar me të gjitha kapacitet e saj në këtë sfidë.

Sipas ministres, ngritja e institucioneve të reja si Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi, do të krijojë kushtet e duhura për ndjekjen dhe hetimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe kallëzimeve penale në nivelet e larta të politikës dhe administratës publike.

Ministrja Gjonaj është ndalur në masat që ka marrë Qeveria për marrëveshjen e bashkëpunimit me EUROJUST, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti. Nënshkrimi dhe zbatimi i kësaj marrëveshjeje do t’i japë një tjetër impuls luftës kundër krimit të organizuar dhe krimit ndërkombëtar, thuhet në njoftimin e ministrisë  së Drejtësisë.

Ministrja Gjonaj e siguroi kryeprokurorin Antimafia De Raho, për angazhimin e institucioneve ligjzbatuese shqiptare në thellimin e bashkëpunimit, me synim bërjen efektive dhe me rezultate më të shpejta në hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në Itali dhe Shqipëri, përmes skuadrave të përbashkëta hetimore.

Nga ana e tij Kryeprokurori i Antimafias italiane ka falënderuar ministren Gjonaj dhe kryeprokuroren Marku për dhënien e një tjetër dimensioni të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar. “Midis dy vendeve tona ekziston një sintoni e plotë në luftën kundër krimit të organizuar, të cilën duhet ta çojmë më tej”, ka thënë z. De Raho. Ai ka shprehur vlerësimet më të mira për bashkëpunimin dhe impulsin maksimal që Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë, secila në rolin e vet kanë dhënë në luftën kundër krimit të organizuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E SHQIPTARIT NË NEW YORK/ Dalin pamjet nga vendi i krimit (VIDEO)
Previous article DEBATI I KUFIJVE/ Engel kritikon Vuçiç: Ti nuk je personi i duhur për thirrje për paqe

k.autor

Postime të ngjashme

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma Politikë

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit Politikë

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT