• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HETIMI E NXORI FAJTOR PËR NGACMIME SEKSUALE/ Reagon Guvernatori i Nju Jorkut: Kurrë nuk kam prekur askënd
Home
Nderkombetare

HETIMI E NXORI FAJTOR PËR NGACMIME SEKSUALE/ Reagon Guvernatori i Nju Jorkut: Kurrë nuk kam prekur askënd

3 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Sipas një hetimi pesë-mujor, të detajuar të martën nga Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, Guvernatori Andrew Cuomo ka ngacmuar seksualisht gra të shumta në kundërshtim me ligjin amerikan dhe shtetëror. Por guvernatori kundërshtoi me shpejtësi se kishte kryer ndonjë sjellje të papërshtatshme dhe e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

“Dua ta dini drejtpërdrejt nga unë se kurrë nuk kam prekur askënd në mënyrë të papërshtatshme apo të kem bërë ngacmime të papërshtatshme seksuale,” tha në një dekraratë të regjistruar më parë zoti Cuomo, një demokrat që ka shërbyer si guvernator që nga viti 2011. “Unë jam 63 vjeç. Kam jetuar tërë jetën time të rritur në sytë e publikut. Nuk jam ndryshe. Dhe nuk kam qenë ndonjëherë si më përshkruajnë”.

Hetimi arriti në përfundimin se zoti Cuomo është përfshirë në ngacmime, puthje dhe përqafime të padëshiruara dhe ka bërë komente të papërshtatshme për gjithsej 11 gra, tha Prokurorja e Përgjithshme Letitia James në një konferencë shtypi të martën, duke shtuar se zyra e guvernatorit ishte bërë një “vend toksik pune” që mundësonte të ndodhnin ngacmimet. Ky ishte një hetim civil dhe nuk do të çojë drejtpërdrejt në akuza penale kundër guvernatorit.

“Faktet janë shumë të ndryshme nga si janë portretizuar,” tha zoti Cuomo.

Cuomo u përpoq të shpjegonte takimet si mënyrën e tij të zakonshme për të treguar dashuri ndaj të tjerëve. Videoja që ai publikoi tregon fotografi të shumta të tij duke përqafuar dhe puthur burra dhe gra të moshave të ndryshme që duken konsensuale.

Gjetjet, të detajuara në një raport prej 168 faqesh megjithatë, mund të japin një goditje shkatërruese për të ardhmen politike të zotit Cuomo dhe të pengojnë punën e administrates së tij.

“Këto 11 gra ishin në një mjedis armiqësor dhe toksik pune. Ne duhet t’u besojmë grave,” tha prokurorja James, një demokrate.

“Ajo që zbuloi ky hetim është një model shqetësues i sjelljes të guvernatorit të shtetit të madh të Nju Jorkut,” shtoi zonja James.

Carl Heastie, kryetari i Asamblesë së Nju Jorkut të kontrolluar nga demokratët, i cili ka autorizuar një hetim për shkarkimin e mundshëm të zotit Cuomo, i quajti gjetjet e raportit “shqetësuese” dhe tha se ato tregojnë se “ai nuk është i përshtatshëm për detyrën e guvernatorit”.

Senatorja e Shtetit Andrea Stewart-Cousins, udhëheqëse e shumicës së Senatit, tha se raporti jepte hollësi për “sjellje të papranueshme” nga zoti Cuomo dhe administrata e tij dhe i bëri thirrje që të “japë dorëheqjen për të mirën e shtetit”.

“Tani që hetimi ka përfunduar dhe akuzat janë vërtetuar, duhet të jetë e qartë për të gjithë se ai nuk mund të shërbejë më si guvernator,” tha zonja Stewart-Cousins.

Hetuesit folën me 179 persona, duke përfshirë persona që e kishin paditur guvernatorin dhe anëtarë aktualë dhe të mëparshëm të dhomës ekzekutive, tha prokurorja James. Ajo tha se hetimi rezultoi në një “tablo të qartë” të asaj që ajo e quajti “klimë frike” në të cilën guvernatori Cuomo ngacmonte seksualisht shumë gra, shumë prej tyre të reja. Prokurorja e Përgjithshme James filloi hetimin e saj mbi akuzat pasi mori një kërkesë zyrtare nga zyra e zotit Cuomo më 1 mars ndërsa u shtua numri i pretendimeve të raportuara.

Bulizmi i Përhapur

James emëroi dy juristë të jashtëm me përvojë për të drejtuar hetimin: Joon Kim, një ish prokuror federal dhe avokat në detyrë në Manhattan dhe Anne Clark, një avokate me përvojë në rastet e ngacmimit seksual.

Zoti Kim tha në konferencë shtypi se vendi i punës në administratën Cuomo ishte “i mbushur me ngacmime bulizmi dhe frikësime” dhe në të cilin një kundërshtim ndaj guvernatorit apo stafit të tij të lartë do të thoshte se do të “nxirreshe jashtë loje, do të mënjanoheshe ose më keq se kaq”.

Në raport thuhet se një nga gratë që Cuomo vuri në shënjestër ishte pjesëtare e forcave policore shtetërore. Akovatja Clark tha se zoti Cuomo qëndroi në një rast pas saj në një ashensor “lëvizi gishtin nga qafa në shpinën e saj dhe e ngacmoi seksualisht. Në raport thuhet se hetuesit nuk i gjetën të besueshme shpjegimet e zotit Cuomos në lidhje me rastet e hetuara. Aty thuhet se “mohimet e përgjithshme dhe mungesa e kujtesës për incidente specifike ishin në kontrast të plotë me forcën, specifikën dhe pohimet e kujtimeve të grave akuzuese.

Ishte një rënie e shpejtë për guvernatorin. Cuomo u bë një figurë popullore vitin e kaluar në ditët e para të pandemisë COVID-19 duke u paraqitur si një drejtues me autoritet në konferencat e përditshme televizive të shtypit. Ankesat për ngacmimet seksuale u shfaqën pas kritikave të shumta nga politikanët demokratë në shtetin e Nju Jorkut që Cuomo qeveris duke përdorur frikën.

Cuomo, babai i divorcuar i tre vajzave të rritura, u zgjodh për tre mandate si guvernator, ashtu si babai i tij i ndjerë, Mario Cuomo. Po ashtu si babai i tij, Andrew Cuomo i rezistoi tundimit për të kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara pavarësisht shumë spekulimeve për ambicjet e mundshme./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET NË VEND/ Rama: Ngushëllime familjes së viktimës në Gjirokastër, vazhdojnë papushim operacionet për... (VIDEO)
Previous article ZJARRI QË SHKAKTOI VIKTIMËN NË GJIROKASTËR/ Braçe: Ishte i qëllimshëm, kush e vuri është vrasës

Delo.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT