• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HETIMET/ Si ndodhi SULMI ndaj policisë në Elbasan, akuzat që RËNDOJNË mbi të FORTIN e Elbasanit (EMRI+FOTO)
Home
Breaking News

HETIMET/ Si ndodhi SULMI ndaj policisë në Elbasan, akuzat që RËNDOJNË mbi të FORTIN e Elbasanit (EMRI+FOTO)

25 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Me akuzën e “Vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, do të përballen 3 të dyshuarit për përplasjen me Policinë në Elbasan rreth 2 vite më parë.

 

audi-715x450

Konkretisht, Prokuroria kërkon të marrë si të pandehur Suel Çelën, Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrajn, ndërsa tashmë pritet që të zhvillohet seanca paraprake me gjyqtar Klodian Kurushin.

Kujtojmë se dosja në fjalë ka kaluar herë në Prokurorinë e Elbasanit dhe herë në atë të Krimeve të Rënda, ku edhe u mbyllën hetimet. Në 19 shtator 2017, Prokuroria e Elbasanit nisi hetimet dhe pasi administroi edhe pamjet filmike në tregun ushqimor, e kaloi dosjen te Krimet e Rënda.

Suel-Cela1

Në fund të vitit 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të shpallë moskompetencë, duke e kaluar dosjen në Prokurorinë e Elbasanit, ndërsa kjo e fundit, me fillimin e vitit të ri, e ridërgoi edhe një herë te Krimet e Rënda. Ndërkohë, gjatë periudhës së hetimit, Suel Çela ka qenë në masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë; Enea Bekteshi, së fundi u la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, ndërsa Kelmend Xhaferraj është hetuar nën masën arrest në burg.

SI NDODHI NGJARJA

Ngjarja ka ndodhur në 18 shtator 2017 në orët e pasdites në lagjen “Syrja Dylgjeri” të Elbasanit, para tregut agro-ushqimor. Efektivët e Policisë së bashku me ish-zëvendës drejtorin Gjergji Oshafi kishin ndaluar mjetin tip “Range Rover”, në të cilin po udhëtonin Klement Xhaferri dhe Ledio Zabeli.

Efektivët kishin parë një radio të dyshimtë në automjet dhe ndaluan dy personat e dyshuar, të cilët nuk iu bindën urdhrit të Policisë. Mjeti ishte nën pronësi të biznesmenit Petrit Çela. Në momentin që do të bëhej shoqërimi i dy personave, në vendngjarje ka ardhur një automjet tip “Audi” i blinduar, që dyshohet se drejtohej nga Suel Çela, djali i biznesmenit Petrit Çela.

Mjeti ka kaluar pranë mjetit të ishzëvendës drejtorit të Policisë, Gjergji Oshafi dhe e ka përplasur këtë të fundit, duke u larguar drejt tregut agroushqimor. Gjatë këtij momenti, ka pasur edhe të shtëna me armë nga ana e efektivëve, të cilët kanë qëlluar në ajër. Policët i kanë dhënë urdhër rojës së tregut, Valmir Dedës, që të hapë portën e tregut, por ai u ka thënë se nuk e kishte pultin. Pas disa minutash, dera është hapur dhe policët kanë hyrë brenda në treg duke arrestuar edhe rojën e tij. Ata kanë gjetur “Audin” e blinduar, i cili rezultoi se ishte nën pronësi po të biznesmenit Petrit Çela. Fillimisht, efektivët e Policisë kanë thënë në dëshmitë e tyre se mjeti erdhi me shpejtësi drejt tyre dhe u rrezikoi jetën.

ARRESTIMI

Policia e Elbasanit fillimisht arrestoi Enea Bekteshin, i cili dyshohet se ka qenë në “Audi-n” e blinduar në ngjarjen e Elbasanit. Mjeti i bluve u godit gjatë operacioneve të kontrollit të Policisë për verifikimin e makinave të luksit më 18 shtator 2017. Ndaj Enea Bekteshit, mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda, më 29 shtator, ka lëshuar urdhërndalimi, pasi dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit tip “Audi” me targa AA 795 EP i dyshuar i blinduar, që goditi mjetin e Policisë me targa MB 002 AA, më datë 18.09.2017 në lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut agro-ushqimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VITE TË ARTA"/ Poni ka qenë një fashioniste e vërtetë në gjimnaz (FOTO)
Previous article VLERAT E PAÇMUESHME TË FILIZAVE/ Ja si mund t'i konsumojmë

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali Aktualitet

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT