• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HETIMET/ Policia: Kontroll në banesën e Adelajdës. Cfarë u gjet në shtëpinë e gazetares
Home
Breaking News

HETIMET/ Policia: Kontroll në banesën e Adelajdës. Cfarë u gjet në shtëpinë e gazetares

29 October, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia sapo ka përfunduar kontrollin e banesës së gazetares Adelajda Xhamani, 31 vjece e cila ndërroi jetë sot në banesën e saj pranë Thesarit të Shtetit, në zonën periferike të Freskut në Tiranë. Burime nga Komisariati Nr. 4 i Policisë së kryeqytetit, që e mbulon si territor atë zonë, thanë për Alpenews.al se kanë qenë punonjësit e tij që kanë realizuar edhe kontrollin. Kontrolli i banesës është një procedurë normale hetimore, që zhvillohet në raste vdekjes pa një shkak të jashtëm, sic rezulton deri tani nga këqyrja që i është bërë trupit të pajetë të gazetares.

Mjekët ligjorë janë ata që kanë tashmë në duar edhe pamjet e kufomës por edhe kampionët me material gjenetik, për të dalë në përfundime shkencore rreth shkakut zyrtar të largimit nga jeta të Xhamanit. Mediat fillimisht raportuan se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak, ndërkohë që më pas, ka qarkulluar një njoftim që i atribuohet policisë së shtetit, sipas të cilit shkaku i vdekjes është sëmundja e epilepsisë.

Burimi zyrtar i tha Alpenews.al se polia akoma NUK ka dalë në asnjë konkluzion për shkakun e vdekjes, pasi atë e përcaktojnë vetëm mjekët ligjorë, të cilët janë ende duke punuar për të dalë në një konkluzion final.

Ndërkohë që policia sapo ka përfunduar kontrollin e banesës së Adelajda Xhamanit, pasi kjo procedurë është e domosdoshme sipas saj, për të mësuar apo kërkuar të dhëna apo prova të tjera ndihmëse që mund të ndodheshin në banesë, të cilat ndihmojnë më pas, në daljen e konkluzioneve të sakta për shkaqet e vdekjes. Kjo procedurë kërkon domosdoshmërisht praninë e një familjari të viktimës, në momentin e kontrollit. Për këtë policia e Tiranës, ka qenë e detyruar që të kontaktojë në Kavajë, ku banon edhe familja e Adelajdës, me djalin e tezës së saj, i cili ka qenë i pranishëm gjatë kontrollit të policisë në banesë. Nuk ka të dhëna për gjetjen e ndonjë prove të dyshimtë, që mund të ketë ndikuar në rrethanat e vdekjes së papritur të gazetares.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ministri i Brendshëm i Italisë vizitë në Tiranë, takim me Xhafajn
Previous article Arsyet e papritura pse shtojmë peshë brenda një kohe të shkurtër

Redaktor1

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT