• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Hetimet për zjarrin në fabrikën e riciklimit në Kashar, punonjësit: Puna nuk kishte nisur ende
Home
Breaking News

Hetimet për zjarrin në fabrikën e riciklimit në Kashar, punonjësit: Puna nuk kishte nisur ende

23 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka nisur hetimet në lidhje me zjarrin e përmasave të mëdha që shpërtheu rreth orës 10:00 të së dielës në fabrikën e riciklimit të mbetjeve në zonën e Kasharit në Tiranë. Grupi i hetimit ka marrë në pyetje punonjësit e sigurisë që duhej të ruanin objektin ku ra zjarri që për më shumë se tri orë ndoti me tym të zi thuajse gjithë Tiranën.

Ata kanë thënë se zjarri ka rënë në kohën kur në fabrikë ende nuk kishte nisur puna çka përjashton mundësinë e një ngjarje aksidentale gjatë përpunimit të mbetjeve. “Punëtorët ishin jashtë fabrikës kur pamë tymin në mes të saj dhe njoftuam zjarrfikëset”, kanë thënë punonjësit në polici.

Për rreth tre orë të dielën, zjarrfikëset nga Tirana dhe Vora, të ndihmuara edhe me bote uji nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime në bashki luftuan flakët e zjarrit të shkaktuara nga plastika, duke sjellë ndotje të konsiderueshme të ajrit në zonë. Prefektja Suzana Jahollari kërkoi ndihmën e tri zjarrfikëseve të ushtrisë për shuarjen e flakëve.

Banorët e zonës shprehën shqetësim për situatën duke pretenduar se zjarri rrezikonte shtëpitë, përveç ndotjes që ishte tejet e madhe për shkak të djegies së plastikës. Kreu i zjarrfikëses në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, deklaroi se pas fikjes së zjarrit do punohet për të përcaktuar shkaqet e tij.

Ai tha se kompania nuk ka marrë masa për sistemin e mbrojtjes nga zjarri dhe madje disa herë është penalizuar. “Eshte hera e dyte qe demtohet. Vitin e kaluar u penalizua për masat e mbrojtjes nga zjarri që nuk i mban në eficence. I ka riparuar dhe sot është e njëjta histori. Të dielën ishte hera e dytë që kjo fabrikë është përfshirë nga zjarri.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dalin në ankand këpucët e famshme të Michael Jackson, ja sa është çmimi i tyre (FOTO)
Previous article Video/ Këmbanat e kishës bien nën tingujt e muzikës së DJ Avicii

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MINISTRIA E ARSIMIT PUBLIKON KALENDARIN/ Ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027 Aktualitet

MINISTRIA E ARSIMIT PUBLIKON KALENDARIN/ Ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027

EMRI/ Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër Aktualitet

EMRI/ Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër

"NËSE SHTETI NUK VEPRON..."/ Altin Meçaj denoncon dhunën dhe PARALAJMËRON para Prokurorisë së Fierit: Kam fakte Aktualitet

"NËSE SHTETI NUK VEPRON..."/ Altin Meçaj denoncon dhunën dhe PARALAJMËRON para Prokurorisë së Fierit: Kam fakte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT