Hetimet por ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla po vazhdojnë dhe po zvarriten, por po priten letër-porositë nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania. Deklarata bëhet nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku.
“Në dijeninë time po vazhdon. Nuk mund të them se po zvarritet. Kam dijeni më të madhe pasi letër-porositë kalojnë përmes zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme. Di që nuk ka përgjigje nga autoritetet amerikane dhe gjermane të drejtësisë. Nuk është refuzuar informacioni. Priten përgjigjet”, tha ajo në “Open”.
Ajo nuk preferoi të komentonte punën e paraardhësit të saj. “Nuk është etike, nuk më takon mua që të flas për paraardhësin tim. Hetimi për kryeprokurorin”, tha Marku.
Duke folur për dosjen e grabitjes në Rinas, ajo tha se është thuajse e zbardhur.
“Ajo dosje është pothuajse e zbardhur. Është punuar shumë mirë si rrallëherë”, u shpreh.