• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HETIMET E ISH ZYRTARËVE/ Raporti i OSBE-së për Prokurorinë e Posaçme në Maqedoni
Home
Rajon

HETIMET E ISH ZYRTARËVE/ Raporti i OSBE-së për Prokurorinë e Posaçme në Maqedoni

29 August, 2018 k.autor Rajon

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka përgatitur një raport lidhur me punën e Prokurorisë së Posaçme të Maqedonisë, të themeluar pas skandalit të përgjimeve në vitin 2015. Disa ish-zyrtarë të lartë të pushtetit të kaluar janë pjesë e proceseve gjyqësor të akuzuar për një sërë abuzimesh.

Misioni në Maqedoni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë paraqiti raportin mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme të Maqedonisë, duke nënvizuar disa aspekte shqetësuese si mundësia e vjetrimit të rasteve, apo mungesa e caktimit të masave të kujdesit dhe ndëshkimeve nga ana e gjykatave të vendit.

Deri më 30 qersor të vitit të kaluar Prokuroria e posaçme ka nisur procedura hetimore për njëzet raste të cilat burojnë nga skandali i përgjigmeve të bisedave telefonike. Janë gjithsej 142 persona të akuzuar, dhe shtatë kompani.

Vepra më e shpeshtë që ka ngritur prokuroria e posaçme ka të bëjë me shpërdorimin e pozitës zyrtare, ndërsa vijojnë rastet e shëprdorimit te fondeve për financimin e fushatës zgjedhore, shkelja e së drejtës për të votuar, abuzimi i procedurës së tenderimit, evazioni fiskal dhe pranimi i ryshfetit kundrejt ndikimit te paligjshëm.

“Sigurimi i masave të kujdesit paraqiste sfidën më të vështirë me të cilën përballej prokuroria e posaçme. Gjatë fazës së hetimeve, gjykatësit dëshmuan për të imponuar masa të kujdesit ndaj të dyshurave nga prokuroria e posaçme”, tha Mishel Prince e OSBE-së.

“Asnjë prej të dyshurave nuk u ndalua para ngritjes së padisë dhe asnjë masë e mbjatjes në arrest nuk u caktua”, tha ekspertja.

Katica Janeva, prokurore kryesore e Prokurorisë së posaçme nuk mendon se ka vepra nën juridiksionin e këtij organi, të cilat mund të vjetrohen. Ajo bën të ditur se në periudhën e ardhshme kohore do të hapen raste te reja gjyqsore për lëndët për të cilat janë të autorizuar prokurorët e posaçëm. Ajo përmendi rastin ‘Titanik’ që është më i madhi nga të gjithë të tjerët, ndërsa tha se gjykata këtu ka treguar një qasje selektive ndaj Prokurosisë së posaçme, ndërkohë që bëri thirrje gjykatat ta përshpejtojnë punën e tyre.

Zonja Janeva la të kuptohej se për sa i përket përgjimeve të bisedave telefonike ka fituar përshtypjen se zyrtarët e partisë në pushtet gjatë periudhës së pëprgjimeve nga 2008-ta deri më 2015 ndiheshin më komod sepse mendonin se askush nuk i përgjon, ndërsa zyrtarët e opozitës së kohës kishin shqetësime dhe dyshime se po i përgjonin.

Ndërkohë, ish-gjykatësja e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Mirjana Llazarova tha se gjyqsori në Maqedoni njihet për zvarritjen e lëndëve, për çka ka pasur mjaft raste që është dashur të zgjidhen në Strasburg.

“Mosveprimi i Prokurorisë publike sjell si rezultat përfundimtar kulturën e mosndëshkimit”, tha ekspertja dhe kjo, sipas saj, çon drejt shkeljeve të reja ligjore.

Disa prej avokatëve të të akuzuarve në rastet e Prokurorisë së posaçme, ndërkaq, reaguan për mënyrën e paligjshme, sipas tyre të ngritjes dhe procedimit të rasteve që burojnë nga skandali i përgjimeve si ky në Maqedoni duke vënë në dyshim dëshmitë e dala nga ky skandal.

Prokuroria e posaçme përveç rasteve të ngritura nga përgjimet ka marrë nga Prokuroria themelore publike edhe rastet e njohura të vrasjes së pesëfishtë pranë Liqenit të Smillkovës në Shkup, rastin e “Sopotit” dhe dy raste të tjera.

OSBE-ja, ndërkaq kërkon shtimin e transparencës në punën e Prokurorisë së posaçme, ndërsa shprehet e gatshme për ta ndihmuar atë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article  E DASHURON FANELLËN/ Mbrojtësi i MILANIT refuzon PSG, tani e pret sfida me LAXALTIN
Previous article ZYRTARE/ REALI rikthen në skuadër futbollistin FRASTAR, ka firmosur për 5 vite

k.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT