• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HETIM MBI TENDERA ME VLERË 525 MILIONË LEKË/ 20 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë dërgohen në gjyq për shpërdorim detyre
Home
Breaking News

HETIM MBI TENDERA ME VLERË 525 MILIONË LEKË/ 20 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë dërgohen në gjyq për shpërdorim detyre

19 October, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 persona, nëpunës publikë, të akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim, në dëm të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Të pandehurit, sipas organit të akuzës, kanë shkelur ligjin në shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara me negocim pa shpallje paraprake, me një fond limit total prej 525 milionë lekësh pa TVSH.

Hetimet për këtë çështje nisën pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), lidhur me prokurime të realizuara nga Ministria e Bujqësisë gjatë vitit 2025.

Procedurat e dyshuara për shkelje përfshinin:

Shpenzime për mbrojtjen e bimëve dhe luftimin e parazitëve në bujqësi;

Blerje pajisjesh për shërbimin veterinar (motoçikleta, kaska, veshje mbrojtëse);

Blerje gjedhësh për kompensimin e fermerëve të prekur nga dermatoza nodulare;

Instalim sistemi monitorimi me kamera për hidrovoret.

Sipas prokurorisë, të pandehurit, në cilësinë e anëtarëve të njësive të prokurimit dhe funksionarëve publikë, kanë bashkëpunuar për të zhvilluar procedura në kundërshtim me ligjin, duke mos përmbushur rregullisht detyrën dhe duke dëmtuar interesat e shtetit dhe të qytetarëve.

Gjithashtu, hetimet zbuluan:

Mangësi në përcaktimin e kritereve të mallrave;

Testim fiktiv të tregut, i kryer vetëm për të justifikuar formalitetet ligjore.

Ndër personat që do të përballen me gjykatën janë:

M.K., E.H., G.Xh., I.A., A.Gj., L.K., E.P., L.H., M.P., E.F., A.L., E.R., I.B., A.Z., A.Gj., S.P., A.I., A.Dh., K.N., A.A.

Të gjithë janë të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, sipas nenit 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Prokuroria deklaron se ka prova të mjaftueshme për të çuar çështjen për gjykim, ndërsa mbetet për t’u parë vendimi i trupës gjykuese mbi këtë dosje voluminoze dhe me ndikim në administratën publike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLEDHJA E FMN/ Gent Sejko: Ekonomia rritje mesatare rreth 3,5% në dy vitet e fundit, inflacioni pranë objektivit 3%
Previous article "KUR JE NË MAJË JE VETËM"/ Rrëfehet Rama: Nuk më është shuar “zjarri”, jetoj brenda 4 mureve por...

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT