Doktorët paralajmërojnë se koronavirusi mund të shkaktojë priapizëm, ereksion që zgjat mbi katër orë.
Kjo gjë i ka ndodhur një 62-vjeçari në Francë teksa po trajtohej në spital për koronavirusin. Sipas mjekëve ereksioni i dhimbshëm është shkaktuar për shkak të bllokimit të gjakut në penis, që rezultoi të ishte plot me mpiksje, pasi mjekët kryen heqjen e gjakut.
Një e treta e pacientëve me koronavirus dyshohet se janë prekur nga tromboza, apo mpiksja e gjakut. Kur mpiksja bllokon arterie ose vena, mund të shkaktojë goditje fatale në zemër. E njëjta gjë mund të shkaktojë edhe pripiazëm.
Kjo është hera e parë që pripiaizmi raportohet si një efekt anësor i koronavirusit. Mjekët thonë se pacienti pas një jave në ventilim dhe dy javësh në terapi intensive arriti të rikuperohej dhe tashmë ka lënë spitalin.


