• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HEQJA E VIZAVE ME KOSOVËN/ Polonia dhe Çekia, dy shtetet skeptike që pengojnë procesin
Home
Rajon

HEQJA E VIZAVE ME KOSOVËN/ Polonia dhe Çekia, dy shtetet skeptike që pengojnë procesin

20 July, 2018 k.autor Rajon

Republika e Kosovës tashmë ka kryer të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, kështu të paktën konfirmoi dje komisioneri evropian, Dimitros Avramopulos, pas publikimit të raportit pozitiv për Kosovën. Mirëpo, tani Kosovën e pret një rrugë e vështirë deri tek vendimi final i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave.

Njohësit e integrimeve evropiane vlerësojnë se përcaktimi i afateve kohore është i pamundur, pasi që vendimi përfundimtar varet gjithnjë nga qëndrimi i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në një prononcim për “Indeksonline”, njohësi i çështjeve integruese, Avni Mazreku ka thënë se Qeveria e vendit duhet ta bëjë tani një politikë aktive- lobuese në vendet që aktualisht janë skeptike në vendimin për Kosovën.

Ai më tej ka treguar gjithë rrugën e këtij procesi të rëndësishëm për Kosovën.

“Kosovës tash i duhet që të punojë me shtetet individuale, pra me 28 shtete anëtare të Bashkimit Evropian sepse fjala e fundit apo vendimi final varet nga qëndrimi i këtyre shtete anëtare të BE-së. Ashtu siç është thënë edhe nga raportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimorë, z, Soltes që çështja kryesore do të varet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, aty ku shtetet përfaqësohen dhe vendimi varet nga qëndrimi i shteteve”, ka thënë Mazreku.

Më tutje, sa i përket rrezikut që mund ta pësojë Kosova, Mazreku thotë se është nga 5 shtete të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Sipas tij, nëse njëri shtet që e ka njohur pavarësinë tonë si, Polonia e Çekia i bashkohet atyre, atëherë mund të krijohet sistemi i minorancës bllokuese gjatë procesit të vendimit.

“Kosovën duhet me mbështet 55 % të shteteve anëtare të BE-së minimum që i përfaqësojnë 65 % të popullsisë së Bashkimit Evropian. Në rastin e Kosovës duke e ditur se janë 5 shtete që nuk e kanë njohur Kosovën këto 5 shtete eventualisht munden me përdorë minorancën bllokuese por këto 5 shtete nuk i përfaqësojnë 35 % të popullsisë së BE-së. Por rreziku për Kosovën është që edhe ndonjëri nga shteti që e kanë njohur Kosovën të i bashkohet grupit të këtyre pesë shteteve dhe atëherë mundet me u bë efektive minoranca bllokuese , eventualisht përdorimi i minorancës bllokuese bllokon edhe vendimin pozitiv për Kosovën”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos dje ka dhënë raportin e tij përfundimtar lidhur me kriteret që Kosova i ka bërë në mënyrë që qytetarët të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen.

Sipas Avrapoulos, liberalizimi i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian, meqë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Kujtojmë, se krerët e institucioneve në Kosovë po vazhdojnë të shprehen optimist se heqja e vizave do të bëhet në muajin dhjetor, mirëpo kjo nuk po del të jetë edhe aq e sigurtë pasi që vendimi pritet të varet nga qëndrimi i shteteve të BE-së.

Ndërkaq, vendet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën janë Spanja, Greqia, Romania, Sllovakia dhe Qipro. Ndërsa ato që e kanë njohur Kosovën por janë skeptike në qëndrimin e tyre në vendimin e Kosovës për heqjen e vizave, janë Polonia dhe Çekia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dëbohet natën nga Gjermania familja shqiptare me 7 anëtarë, i morën nga shtrati kur flinin …
Previous article Albany, "shkolla e heshtur". Nxënësit detyrohen të mos flasin për një arsye të fortë

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT