• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HEQJA E MANDATIT PËR “NON GRATA”/ Celibashi: Duhet ndryshuar ligji
Home
Politikë

HEQJA E MANDATIT PËR “NON GRATA”/ Celibashi: Duhet ndryshuar ligji

27 December, 2021 s.autor Politikë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve kërkon qartësim të ligjit të dekriminalizimit. Në një intervistë në A2 CNN, Ilirjan Celibashi shprehet se nisma duhet amenduar për të shmangur interpretimet kur bëhet fjalë për ndërprerjen e mandatit.

A përbën shpallja “non grata” shkak për të humbur mandatin e deputetit? Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është i mendimit se ligji për dekriminalizimin nuk e ka të specifikuar qartë këtë çështje. Ndaj ai sugjeron ndërhyrje ligjore që do të shmangnin interpretimet e debatet në zbatim.

“Ndoshta disa përkufizime në lidhje me kushtet e ndalimit. Duhet të ketë qartësi më të madhe në kodin zgjedhor në mënyrë që të mos jenë pjesë e diskutimeve apo interpretimeve, sipas interesit politik apo interesave të tjera”, shprehet Celibashi.

Ligji i dekriminalizimit është cilësuar nga juristët si tepër i rëndë, por për drejtuesin e KQZ, efektet e tij kanë qenë pozitive.

“Në tërësi ky ligj ka justifikuar qëllimin edhe pse secili prej nesh ka kriticizmin e vet se sa proporcional është ky ligj për të pasur institucione përfaqësuese të pastra në kuptim të përbërjes së tij”, shtoi Celibashi.

Debati për ndërprerjen e mandatit parlamentar të deputetëve të shpallur “non grata” nisi me rastin e Tom Doshit, kur PD i kërkoi zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve moskandidimin e tij në zgjedhjet e prillit të kaluar.

Kjo kërkesë u mbështet edhe nga anëtarja e PD-së në KQZ, Helga Vukaj, por debati u mbyll me dorëheqjen e vetë kreut të Partisë Socialdemokrate.

E njëjta situatë tashmë është krijuar me Sali Berishën, por duket se pa një qartësim ligjor mbi këto raste, KQZ nuk ka ndërmend të ndërhyjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCESTI/ “Halla e gjeti babain lakuriq në krevat me motrën”, pas dëshmisë së mbesës kundërshton motra e të akuzuarit: U përdhunua...
Previous article SKANDALI I TARGAVE/ Me “BMW” e “Benz”. Makinat luksoze të deputetëve të PS, kush ka më të shtrenjtën

s.autor

Postime të ngjashme

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se… Politikë

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se…

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT