• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Heqja e imunitetit për arrestim/ Basha braktiset nga njerëzit e Berishës, përçahet PD
Home
Aktualitet
Drejtësi

Heqja e imunitetit për arrestim/ Basha braktiset nga njerëzit e Berishës, përçahet PD

24 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Drejtësi, Politikë, Shqipëri

Një zhvillim i rëndësishëm politik ka ndodhur gjatë ditës së djeshme kur është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Lulzim Basha ka hyrë në takim me një propozim që e konsideron që ta përdorë si kartë të rëndësishme për të marrë pasaportën morale të munduar, që ka sot partia e drejtuar prej tij.

Dhe bëhet fjalë për nisjen e valës së arrestimeve të mëdha të “peshqve të mëdhenj” që pritet të nisë nga ana e SPAK-ut, ndoshta në janarin 2018.

Lulzim Basha ka propozuar që të shkojë në seancës e të enjte me një amandament ku të heqë edhe pengesën për arrestimin e deputetëve dhe ministrave nga ana e prokurorisë.

Por kanë qenë njerëz të rëndësishëm në PD, kryesisht ish-ministra që e kanë kundërshtuar duke paralajmëruar sipas tyre një “hakmarrje” të Edi Ramës.

Deputetët që e kanë kundërshtuar propozimin e Bashës janë pjesëtarë të lobit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe përbëhet nga nënkryetari i Parlamentit, Edi Paloka; deputeti Genti Strazimiri; ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ish-Ministri i Brendshëm, Flamur Noka.

Sipas këtyre deputetëve, lejimi i arrestimit të lehtë “do të shfrytëzohet nga Partia Socialiste dhe kryeministri Rama për hakmarrje politike dhe shou mediatik ndaj shumë prej deputetëve të PD-së”.

Siç mësohet dje nuk është shkuar me një vendim, por ky propozim do të shqyrtohet edhe në mbledhjen e ardhshme të grupit parlamentar, përpara se të kalohet në një vendimmarrje për të hartuar një nismë konkrete ligjore.

Ky qëndrim i ish-ministrave të PD-së vjen pikërisht pas një situate ku Prokuroria ka dërguar një kërkesë për arrestimin e Saimir Tahirit, ndërkohë që për 4 vjet ka mbyllur gjithsej 20 dosje të ish-qeveritarëve.

Kjo, që nga 21 janari, rruga Durrës-Kukës e deri tek akuzat ndaj Arben Imamit, Ridvan Bodes etj.

Erion Veliaj ka dërguar në Prokurori disa denoncime për ndërtime të paligjshme për nën administën e Bashkisë së Tiranës së drejtuar nga Lulzim Basha, por që është mbyllur.

Sakaq, ministria e Energjisë Damian Gjiknuri paditi disa zyrtarë, mes të cilëve Genc Rulin e Florion Mimën, por çështja u pushua. Rasti tjetër më flagrant është ai i Arben Imamit. Ai u padit 4 herë në prokurori dhe të katërta herët ja hodhi paq, edhe pse pati akuza për abuzime me tendera dhe me pajisjen e përgjimit. Një tjetër dosje që u mbyll është ajo e paraqitur nga Ditmir Bushati për Marrëveshjen e Ujrave me Greqinë.

Organi i akuzës doli në përfundimin se nuk kishte vepër penale. Momentalisht prokuroria ka në dorë një dosje voluminoze për aferën me CEZ. Kuvendi ka paditur Sali Berishën dhe djalin e tij, por mësohet se dhe kjo dosje është drejt mbylljes.

Pafajësia e ish-Guvernatorit Ardian Fullani është më emblematikja pasi Prokuroria e braktisi hetimin dhe nuk e çoi për rekurs.

Më 23 dhjetor 2015, Fullani fitoi pafajësinë dhe në Gjykatën e Apelit, ndërsa aty u rrëzua kërkesa e prokurorisë për dënimin e tij. Por zyra e shtypit tha se do bëhet rekurs, gjë që nuk ndodhi kështu, edhe pse e ka detyrim kushtetues. Madje Llalla në një intervistë televizive justifikoi veten duke thënë se nuk kishte prova të mjaftueshme për vjedhjen në bankë dhe skandalin me ish-hotel Dajtin.

Në total janë rreth 40 dosje të bujshme që janë në zyrën e Llallës apo vartësve të tij, ku 15 i ka çuar KLSH, teksa në total janë 51 kallëzime, 47 i ka bërë ILDKP, ndërsa 11 dosje të tjera janë mbyllur nga Llalla. Pra në total janë 73 dosje me zyrtarë të nivelit të lartë .

Disa nga dosjet që ndodhen në zyrën e Adriatik Llallës, janë dërguar nga kreu i KLSH, Bujar Leskaj. Vetëm në dy vitet e fundit, 2014-2015  janë kallëzuar në prokurori, përfshirë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, rreth 300 zyrtarë, mes tyre edhe të nivelit të lartë.(Tesheshi.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Psikologu që zbuloi të vërtetën "tronditëse" për vrasjen e Kendedit
Previous article Zyrtare: Deportivo shkarkon trajnerin

Redaktor2

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT