• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HEQJA E GRADËS GJENERAL/ Zëri i Amerikës: Ilir Meta i hap rrugë emërimit të Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm
Home
Politikë

HEQJA E GRADËS GJENERAL/ Zëri i Amerikës: Ilir Meta i hap rrugë emërimit të Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm

16 November, 2018 F.autor Breaking News, Politikë

Presidenti Ilir Meta nxjerr në lirim gjeneralin Sander Lleshi. Vendimi duket se i hap rrugë, emërimit të zotit Lleshi në postin e Ministrit të Brendshëm, duke qenë se sipas Kreut të Shtetit, statusi i tij si ushtarak, binte në kundërshtim me qënien anëtar i kabinetit qeveritar. “Ministri si funksion kushtetues është autoritet civil, dhe kandidatura e zotit Lleshi vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake” e për pasojë “emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese”, shkruante zoti Meta në letrën drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, menjëherë pasi kryeministri Rama i ripopozoi emrin e zotit Lleshi si ministër i Brendshëm. Në letër, presidenti saktësonte se “ushtaraku i shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhet ose të emërohet në detyra të tjera shtetërore dhe as nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra”.

Zoti Lleshi është liruar nga detyra e zëvendës shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë në vitin 2013 dhe është nxjerrë në lirim me dekret të presidentit të atëhershëm Bujar Nishani. Ai ju drejtua gjykatave, dhe Apeli administrativ i dha të drejtë në 2017 duke kërkuar rikthimin e tij në detyrë si dhe që ministria e Mbrojtjes t’i japë pagën deri në ditën e emërimit të ri. Ndërkohë çështja ka përfunduar në Gjykatën e Lartë, ku nuk është mbyllur ende.

Përmes një letre dërguar presidentit, zoti Lleshi shpjegoi se pas vendimit të Apelit, i ka kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes zbatimin e tij, porse ministria e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Lartë. Ai shprehej se nuk mund të konsiderohet ushtarak aktiv duke qenë se “të tillë quhen ata që shërbejnë në Forcat e Amatosura dhe mbajnë uniformë”.

Zoti Lleshi nënvizonte se me pranimin e propozimit për ministër i Brendshëm ka vendosur të heqë dorë nga karriera ushtarake, pavarësisht se vendimi i Gjykatës ja ka dhënë këtë mundësi dhe se me kërkesën drejtuar presidentit heq dorë nga të drejtat që i burojnë nga vendimi i Apelit.

Nga ana e ti, kryeministri Rama, po në një letër drejtuar presidentit, theksonte se sipas tij, zoti Lleshi nuk kishte statusin e ushtarakut aktiv, megjithatë ai ja linte në dorë të presidentit të vlerësonte rastin, dhe nëse ai mendonte të kundërtën, atëherë “sipas kërkesës së vetë zotit Lleshi, mund të vendosni çdekretimin e këtij të fundit si ushtarak”, nënvizonte zoti Rama në letër.

Por duket se presidenti i ka qëndruar mendimit se zoti Lleshi gëzonte ende statusin e ushtarakut, e për pasojë ministria e Mbrotjes i është drejtuar me kërkesën për dekretimin e lirimit të tij. Brenda ditës së sotme, sipas afatit të përcaktuar nga Kushtetuta, Kreu i Shtetit do të duhet të shprehet për emërimin e zotit Lleshi në postin e ministrit të Brendshëm. (VOA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Aksident në aksin Berat-Lushnje, dy të plagosur. Dyshohet për...
Previous article E PABESUESHME/ Janë të rrethuar nga luksi por Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk e llastojnë të bijën (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SARANDË/ Qëllohet një person, dërgohet në spital në gjendje të rëndë. Dyshohet për... Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SARANDË/ Qëllohet një person, dërgohet në spital në gjendje të rëndë. Dyshohet për...

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor Politikë

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira Politikë

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT