• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HEQ MAGJITË NGA SHTËPIA JUAJ”/ Gjykata e Tiranës merr vendimin për 25-vjeçarin që mashtronte çiftet me…
Home
Aktualitet
Drejtësi

“HEQ MAGJITË NGA SHTËPIA JUAJ”/ Gjykata e Tiranës merr vendimin për 25-vjeçarin që mashtronte çiftet me…

1 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi, Kronikë

Një 25-vjeçar është dënuar nga Gjykata e Tiranës me gjashtë muaj burgim, pasi përmes mashtrimit i ka marrë të afërmit të tij një sasi të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë.

Bëhet fjalë për një histori të pazakontë të ndodhur vitin e shkuar në Tiranë, ndërsa vendimi është marrë së fundmi.

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që disponohet nga “Panorama”, viktima K.H. ka kallëzuar se përmes mashtrimit, djali i dajës së bashkëshortes E.M. i ka marrë një shumë prej 25 mijë lekësh të reja dhe sende me vlerë 60 mijë lekësh me pretendimin se donte të largonte “magjitë në shtëpinë e tij”.

Historia nis në fillim të janarit 2017, kur K.H. është telefonuar nga E.M., i cili i ka kërkuar 40 mijë lekë pasi i nevojiteshin për vajzën e shtruar në QSUT. K.H ka shkuar vetë atje dhe i ka dhënë shumën prej 40 mijë lekësh të pandehurit, i cili i ka premtuar se do t’ia kthente brenda shkurtit.

Më tej, ai i ka thënë viktimës se kishte probleme edhe me bashkëshorten, që kishte dështuar dhe se për këtë problem kishte folur me një hoxhë, i cili luftonte magjitë. Për këtë ai i ka kërkuar viktimës disa sende me vlerë që do t’i përdorte si “nishane” për të larguar magjitë.

Disa ditë më vonë, viktima është telefonuar nga një person, i cili është prezantuar si hoxha dhe i ka kërkuar t’i dërgojë sendet me vlerë, që do t’ia kthente pas disa ditësh. K.H. i ka dërguar sendet me vlerë dhe një sasi parash përmes një shoferi linje në Zall-Bastar”. Pasi ka pritur deri të premten, atij nuk i janë kthyer më sendet me vlerë.

Në këto kushte, ai ka telefonuar shoferin e linjës, i cili i ka thënë se sendet me vlerë dhe paratë që ka dorëzuar në Zall-Bastar nuk i ka marrë asnjë hoxhë, por një djalë i ri, i cili i kishte thënë se ishte dërguar nga vetë hoxha.

Po atë ditë, viktima është telefonuar nga një numër tjetër, i cili është prezantuar si i dërguar nga hoxha dhe i ka kërkuar edhe 12,500 lekë të tjera, që i duheshin për arsye personale, pasi kishte shtruar të atin në spital. Viktima të nesërmen ia ka dërguar shumën e kërkuar personit përmes një shoferi tjetër në Zall-Bastar.

Pasi kanë kaluar disa ditë, viktima ka gjetur dhe kontaktuar hoxhën, që i ka përmendur i afërmi dhe ai i ka thënë se nuk ka qenë kurrë në dijeni të këtyre fakteve dhe se emri i tij ishte përdorur.

Në këtë mënyrë, viktima i është drejtuar më pas Komisariatit të Policisë, ku ka kallëzuar të afërmin e tij për mashtrim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ​Dështon raketa japoneze, shpërthen pak sekonda pasi u nisu
Previous article Donald Trump: Arabia Saudite ka rënë dakord që të rrisë prodhimin e naftës

g.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT