• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HEPATITI E/ Ndërsa bota po lufton kundër Covid-19, Kina preket nga një tjetër virus
Home
Nderkombetare

HEPATITI E/ Ndërsa bota po lufton kundër Covid-19, Kina preket nga një tjetër virus

10 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në kohën kur e gjithë bota po lufton për të zhdukur koronavirusin, një virus tjetër është shfaqur në Kinë.

Është një formë e Hapatitit E, por që ekspertët besojnë se preken vetëm minjtë. Mirëpo, pas rastit të parë të zbuluar në vitin 2018-të, duket se virusi transmetohet edhe tek njerëzit.

Pacienti zero është një burrë 56-vjeçar, i cili doli pozitiv me hapatitin e “miut”, pasi iu nënshtrua një lloj testi të veçantë.

Vetëm dy vite më vonë, të paktën 10 persona të tjerë janë infektuar në qytetin e Hong Kongut dhe ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë që mund të ketë pasur edhe raste të tjera që kanë kaluar pa u vënë re.

Rasti më i fundit u shënua një javë më parë, një 61 vjeçar, i cili doli pozitiv me hepatit.

Hepatiti E, nga minjtë infekton edhe njerëzit

Virusi shkakton temperaturë të lartë, mëlçi të dëmtuar dhe verdhëz. Studiuesi Siddharth Sridhar, i cili zbuloi virusin shpjegoi se krejt papritur u përballëm me një virus që transmetohet nga minjtë tek njerëzit.

“Mendimi im është se një gjë e tillë ka ndodhur edhe më parë, gjatë viteve 2017-18, s’mund të jetë hera e parë që kjo të ketë ndodhur në botë”, tha Sridhar.

Sipas tij, të kthehesh në origjinën e infeksionit është shumë e vështirë, pasi OBSH mendon se Hapatiti E në përgjithësi transmetohet përmes ujit të kontaminuar, por dy vjet pas zbulimit të rastit të parë, studiuesit ende nuk e kanë kuptuar rrugën e saktë të transmetimit.

“Ajo që dimë deri tani është se minjtë e Hong Kongut janë bartës të virusit. Ne i kemi testuar njerëzit dhe kemi zbuluar patogjenin. Megjithatë, ende nuk e dimë se si realizohet infektimi nga minjtë tek njerëzit, ndoshta përmes ushqimit  ose nëpërmjet një kafshe tjetër që vepron si një rrugë lidhëse nga minjtë tek njerëzit, por deri tani ne nuk e kemi mësuar një gjë të tillë dhe kjo është lidhja që mungon”, tha ai.

Në lidhje me këtë virus është mësuar shumë pak deri tani, studiuesit ende nuk e kanë idenë se sa mund të zgjasë periudha e inkubacionit.

Për më tepër, terapia e përdorur për njerëzit nuk është plotësisht e efektshme ndaj asaj që transmetohet nga brejtësit.

Epidemiologu sqaroi se personat e infektuar nga Hepatiti E, tregojnë simptoma shumë të lehta e të papërfillshme dhe kjo është arsyeja se pse ata nuk janë shtruar në spital.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Pse ka kaq shumë ilaçe për të vrarë bakteret, por kaq pak për të trajtuar viruset?
Previous article INFERMIERJA NË SHBA AKUZOHET PËR VJEDHJE/ Përdori kartën e kreditit të pacientit që vdiq nga COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT