Spitali Amerikan është shumë pranë blerjes së spitalit të madh në Greqi, Henry Dunant Hospital.
Spitali Amerikan dhe Fondacioni Onassis janë dy investitorët e vetëm që kanë arritur të kalojnë fazën e dytë të konkursit duke paraqitur ofertat e detyrueshme ndaj Bankës Piraeus që kërkon të shesë 100% të aksioneve të Spitalit Henry Dunant.
American Hospital është investim i fondit amerikan të investimeve SEAF me participim të Agjensisë Amerikane të investimeve OPiC, Bankës europiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) si dhe fondit të pensioneve të Danimarkës.
Henry Dynnan mbylli vitin 2017 me humbje, pas taksave, 13.5 milion euro dhe një pozicion neto negativ prej 19.5 milion euro. Bazuar në pasqyrat financiare të publikuara, qarkullimi i parapagimit dhe kthimit arriti në 43,5 milionë euro vitin e kaluar , 16% kundrejt 2016.
Sipas informacioneve, Piraeus vlerëson Hemiteas në librat e tij në rreth 103 deri në 105 milionë euro .

