Eshtë lënë në burg nusja Marjana Cmeta e cila vrau pa mëshirshëm vjehrrën Lirije Lami. Mësohet se Gjykata e Apelit la në burg vetëm 21 vjeçaren, por ka liruar vjehrrin, kushëririn e tij dhe hoxhën. Këta tre të tjerët ishin bashkëpunëtor të saj në mos kallëzimin e krimit.
Sakaq, Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për vjehrrin e nuses 21-vjeçares, i cili kishte dijeni për vrasjen e gruas së tij por nuk kishte denoncuar.
“Detyrim paraqitje”, trupi gjykues vendosi edhe për Hoxhën Hysen Shehu, tek i cili 21-vjeçarja rrëfeu mënyrën sesi e kishte helmuar vjehrrën e saj.
1 vit më parë nusja helmoi me fostoksinë në lëngun e portokallit dhe më pas e mbyti vjehrrën e saj./AlpeNews.al
Si ka ndodhur ngjarja dhe biseda me Hoxhën:
Ngjarja u zbulua 1 vit më vonë. Të gjithë sa kishte ndodhur, ajo e kishte rrëfyer te hoxha i zonës, i cili e kishte regjistruar bisedën dhe ia kishte treguar burrit të viktimës dhe një kushëriri të tyre, por pa e denoncuar ngjarjen në Polici.
Pak ditë pas zbulimit të helmimit dhe vrasjes së vjehrrës nga nusja 21-vjeçare, dalin në dritë detaje nga rrëfimi i Marjana Cmetës pak ditë pas krimit tek hoxha i xhamisë, Hysen Shehu.
Ky i fundit e ka filmuar të gjithë rrëfimin e nuses, e cila pohon se si e ftoi Liri Lamin në shtëpi, si i dha lëngun që kishte përgatitur hoxha dhe momentet e dhënies shpirt të 48-vjeçares.
Marjana tregon se vjehrra nuk jepte shpirt dhe ajo është përpjekur ta mbysë me shall e më pas me sende të tjera, derisa ia ka arritur qëllimit.
Marjana– Edhe vje atë ditë e i them që kam një ilaç që na shëron nga të këqijat…
Hoxha– Po…
Marjana– Edhe kjo më thotë mu po thotë… a kupto ma jep, po i thashë që ka një erë të keqe i thashë, unë nuk besoj ta durosh, nuk ka problem edhe unë ja mbush kshu… i bravo….
Hoxha- Ëhëëë..
Marjana- Po në momentin që e pinte po nuk e di, po më po smë…më vriste aq shumë ktu, saqë të paktën unë e thojsha…
Hoxha– Të iki magjistarja, të eliminohet ktu…
Marjana– Edhe pastaj nuk e di kur … kur filloj tu u bo keq e më keq prap..nejse… Edhe po pastaj nuk fillova t’u u ndje keq se filloi ëëëë …duke bo ca shikime ke parasysh, kshu, edhe foli me vete, ishte e pavetdishme a nuk e di unë, i iknin sytë e mendonte se aty po i ikte shpirti, mos ashtu e ja boni “çfarë të bëj unë, ku të shkoi unë”, a kupto, i lëvizte sytë në një mënyrë shumë të frikshme, kupto, u duktë që ishte tu fol me dikë, ja bonte “çfarë të bëj unë, ku të shkoj unë” …mu aty ….mu fut frika, mos thashë jan …mos dun me e shpëtu ato…
Hoxha- Edhe e godite…
Marjana– Jo, nuk e godita, nuk isha te momenti që ajo…domethënë a kupto…edhe shkoj ke….po kalonte ora e thosha si do ja bëj kësaj….edhe por ku shkosha ajo prap ato shikime domethënë, ato shikime mu më kanë shkatarru…
Hoxha– S’kishte as të vjella as kshu…
Marjana- Po, kishte të vjella..
Hoxha- Ëhë..
Marjana- Edhe pastaj shkoj te dhoma gjumit e imja, pashë atë nusen e xhajës që po vinte po sillte lopët, thashë ta mbys tashi direkt, nuk kishe me prit më me bo punë ilaçi, nuk e di, marr një shall…
Hoxha- Ëhëë..
Marjana– Në momentin që e shoh te krevati ajo tremet e kupto, a kupto, e filloj duke bërtit hape dritaren e kupto, derisa shkojm te dhoma tjetër, domethënë në ato momente…
Hoxha- Aha…
Marjana- Jena përplas derisa nuk e di unë, nuk…nuk po më……e kisha harru domethënë sepse po mendoja që të paktën kur ta vras të mbaroj kjo gjë… a kupto që … që ta dish që po bën diçka ashtu po në ato momente nuk e dija ngaqë kom qen në tension a kupto, që sepse ajo bërtiste hape dritaren e ktë… edhe thashë në ato momente unë po thoja që tashi erdhi fundi, do e marrin vesh të gjithë që e vrava atë…kjo a kupto…atë nuk po e vrisja dot domethënë…
Hoxha- More shallin..
Marjana- Shalli nuk i boni gjo, kupto, se ajo u mundu me e mbajt me dorë kupto, i vuna durët…
Hoxha- Po…
Marjana- Aty nuk e di unë, nuk e kuptova ashtu, vetëm e pashë që …i iku ftyra, domethënë e kshu ashtu, po kur e lëshojsha durët prapë …thosha o Zot…ishte duke më ik truni…
Hoxha- Po, po nejse hë…
Marjana– Edhe e marr pastaj domethënë, e çoj tek dhoma gjumit, e marr…
Hoxha– Ëhë, pastaj, dha shpirt?
Marjana– Nuk e di, nuk isha e sigurtë, a kupto, sepse unë kur e lëvizja, e ajo prapë merrte frymë domethënë, a kupto…
Hoxha- Po…
Marjana-Edhe shkoj pastaj xhaxhi e i them që mami është s’mur, shkoj me vrap a kupto. Thon ka maru e kështu, kur e ngrejti kjo nusja e xhaxhit ka pas frymë, mu aty thashë mori fund edhe sa shkojshim rrugës në spital thonin këto o ka mbaru, mu po më shkonte truni, bobo kjo akoma është gjallë, a kupton, do merret gjithçka e vërteta vesh?
Hoxha- Ëhë…
Marjana- U po e kam ashtu, po e kam…. ngaqë kam bo sherr e kam hongër me dhëmbë… Te spitali thanë kto domethënë që e vejnë dyshim që ka shenja dhune, normalisht që kanë kto, edhe aty domethënë ajo më ashtu eee, nga momenti në moment prisja që…fundin tim, a kupto ?


