• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HELMOHEN ANËTARËT E NJË FAMILJEJE…”/ 38-vjeçarja rrëfen tmerrin: Vijnë shpesh në fshat, nga dëshira që kemi…
Home
Breaking News

“HELMOHEN ANËTARËT E NJË FAMILJEJE…”/ 38-vjeçarja rrëfen tmerrin: Vijnë shpesh në fshat, nga dëshira që kemi…

11 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News

Mungesa e kushteve të tregtimit dhe kontrolleve të njësive tregtare apo bizneseve të ndryshme është bërë evidente pas rastit të helmimit të pesë anëtarëve të një familjeje nga fshati Turan i Tepelenës. Një tregtar ambulant i produkteve të detit duket se është bërë shkak për helmimin e anëtarëve të familjes Dervishi.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të martës, pikërisht gjatë konsumimit të darkës familjare. Nusja e shtëpisë, 38-vjeçarja Gentjana Dervishi, tregon se vetëm 10 minuta pasi kishin ngrënë darkë, anëtarët e familjes Dervishi dhe një mysafir kanë shfaqur shenja helmimi.f95d7d21-f7ab-4710-8b25-54af06f84f67

 

Ata janë dërguar fillimisht në Spitalin e Tepelenës, ndërsa më pas janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore. Mjekët pohojnë se 77- vjeçarja Metulla Dervishi u paraqit në Spitalin e Gjirokastrës me gjendje të rënduar shëndetësore.

Ajo ndodhet në reanimacionin e këtij spitali, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes dhe miku i tyre po hospitalizohen në pavijonin e Patologjisë. Mjekët e Spitalit të Gjirokastrës thonë se po bëhen analiza për të përcaktuar shkaqet e helmimit, ndërsa familjarët e të helmuarve thonë se tregtarët ambulantë të peshkut janë të zakonshëm në fshatrat e zonës.

“Vijnë shpesh në fshat. Nga dëshira që kemi, ne blejmë dhe ja si përfundojmë. Më mirë të mos hamë fare peshk sesa të helmohemi kështu” shprehen ata. Ngjarjes që mund të kishte rezultuar fatale, i shpëtuan dy fëmijët e tjerë të familjes, të cilët nuk kanë konsumuar peshk, por vetëm supën e shtëpisë. Policia e Gjirokastrës po kryen hetime për ngjarjen, ndërsa ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

Tregtarët ambulantë që tregtojnë produktet e tyre nëpër zonat rurale janë një fenomen i zakonshëm për më shumë se dy dekada. Shpesh, ata mbeten jashtë çdo kontrolli të institucioneve që kanë për detyrë kontrollin e produkteve.

Padituria e banorëve të zonave të thella malore, kryesisht për produktet e detit, ka rezultuar jo rrallëherë me intoksikim të banorëve, raste të cilat përgjithësisht kanë kaluar në heshtje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "COPËZA" MGA MOTI I VRENJTUR/ Fieri, një panoramë e bukur mes shiut dhe ngjyrave (PAMJET)
Previous article ALBERT P.NIKOLLA/ Ministri i denjë Lleshaj përballë intifadës së padenjë të disa gazetarëve

F.autor

Postime të ngjashme

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri Aktualitet

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT