• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Helmimi i nxënësve në shkollën e Shupenzës, reagon Ministria e Arsimit: Ja masat që do merren
Home
Sociale

Helmimi i nxënësve në shkollën e Shupenzës, reagon Ministria e Arsimit: Ja masat që do merren

17 November, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në shkollën “Rifat Manjani” në Shupenzë të Dibrës, ku nga gazi u asfiksuan 60 nxënës.

Në reagimin e saj MAS ka treguar se si ka ndodhur ngjarja, ku helmimi sipas tyre erdhi nga tymi që dilte nga kaldaja.

REAGIMI I MINISTRISË SË ARSIMIT
Ministria e Arsimit, Rinise dhe Sportit bën me dije për publikun të dhënat e përditësuara mbi situatën e krijuar këtë të premte në shkollën “Rifat Manjani” në Shupenzë të Dibrës, ku në orën e dytë të mësimit ka dalë tym nga kaldaja, e cila funksionon me pelet (lloj druri i përpunuar). Për pasojë, nxënësit kanë patur vështirësi në frymëmarrje duke çuar në ndërprerjen e menjëhershme të mësimit dhe në transportimin e nxënësve drejt qendrës shëndetësore në Shupenzë dhe në spitalet rajonale të Bulqizës dhe Peshkopisë.

Aktualisht në strukturat spitalore janë shtruar afro 60 nxënës nga të cilët njëri prej tyre është transportuar ne Tiranë së bashku me një mësuese. Të dhënat nuk janë definitive pasi po përditësohen duke qenë se situata mbetet ende në zhvillim.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kane qenë në komunikim të vazhdueshëm me mjekët si dhe autoritetet lokale.

Ministrja Nikolla ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit rajonalë të arsimit ngritjen e një inspektimi në bashkëpunim me pushtetin vendor për verifikimin e kaldajave, gjatë kësaj fundjave në të gjitha shkollat. Po ashtu, edhe në shkollën “Rifat Manjani” bëhet me dije se mësimi nuk do të fillojë pa bërë ritestimin e kaldajës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PESE arsyet pse nuk duhet të hiqni dorë nga RIGONI
Previous article Nënkryetari i PAA: Duka të braktisë Bashën, duhet lëvizje e re politike në vend

k.autor

Postime të ngjashme

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm Aktualitet

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh” Aktualitet

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT