• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HELMIMI NË KRUJË/ 20 qytetarë i drejtohen spitalit gjatë natës, 4 pacientë të shtruar
Home
Aktualitet
Kronikë

HELMIMI NË KRUJË/ 20 qytetarë i drejtohen spitalit gjatë natës, 4 pacientë të shtruar

29 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mbrëmjen e djeshme në spitalin e Krujës janë paraqitur edhe 20 qytetarë të tjerë me shenja helmimi nga uji i pijshëm. Si duket fluksi ka rënë krahasuar me ditët e mëparshme. Burime për ABC bëjnë me dije se aktualisht deri më tani të shtruar në spital për shkak të helmimit janë vetëm 4 pacientë ndërsa pjesa tjetër pasi ka marrë mjekim është larguar.

Sakaq mbrëmë pas 5 ditësh ndërprerje, ka rinisur furnizimi me ujë të pijshëm në Krujë, por ka zgjatur vetëm një orë. Nëpër rubinetët e banesave uji është rikthyer në orën 20.00 dhe është ndërprerë në orën 21:00. Kjo ka sjellë indinjimin e qytetarëve, të cilëve nuk u ka dalë koha për të kryer të gjitha nevojat.

Kruja u përball e një helmim masiv gjatë ditëve të fundit dhe sipas analizave paraprake dyshohet se shkak është bërë kontaminimi i ujit të pijshëm me ujërat e zeza të një stani bagëtish që ndodhet shumë pranë depozitës së ujit, e cila furnizon qytetin. Banorët e zonës janë këshilluar që ende të mos e përdorin për të pirë ujin apo për të gatuar. Ky rregull duhet të ndiqet deri në një njoftim të dytë. Më herët gjatë së enjtes Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur rezultatin e analizave të kampionit të ujit të marrë nga Kruja që çoi në helmimin e qindra qytetarëve. ISHP ka dalë në përfundimin se uji kishte prani të bakterit “enterokok”. Kjo sipas tyre ka ardhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe përzierjes së ujërave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME SYTË NGA QIELLI/ Po vjen cikloni i pazakontë, qytetet që do të godasë
Previous article NJOFTIMI/ GJEUM: Në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 tërmete, vetëm mëngjesin e sotëm ishin 4

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT