Prokuroria ka nisur hetimet pas shtimit jo të zakontë të rasteve me helmim në spitalin e Krujës.
Nga dita e dielë dhe deri më sot rreth 370 qytetarë janë paraqitur pranë spitalit për të kërkuar ndihmë pasi kanë pasur shenja helmimi.
Mësohet se organi i akuzës po heton për ‘ndotje e ajrit e ujërave’.
“News24” raporton se në qytet ka 2 depozita uji te pijshëm, të cilat dyshohet se janë përzier me kanalizimet e ujërave të zeza.
Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se nëse do të ketë raste të shtuara janë marr masat që në dispozicion për trajtimin e pacientëve të vendoset një pavion i caktuar në Spitalin Rajonal të Durrësit.


