• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HELMIMI MASIV NË KRUJË/ Drejtoresha e spitalit: Nuk ka raste të rënda, situata në kontroll. I kemi të gjitha kushtet për…
Home
Sociale

HELMIMI MASIV NË KRUJË/ Drejtoresha e spitalit: Nuk ka raste të rënda, situata në kontroll. I kemi të gjitha kushtet për…

26 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Në spitalin e Krujës është rritur numri i qytetarëve të cilët janë paraqitur me simptoma të helmimit.

Drejtoresha e spitalit, Yllka Kukali Sheta tha për ‘Balkanweb’ se situata është në monitorim dhe se nuk ka pasur raste të rënda të gjendjes shëndetësore të pacientëve.

Situata është në kontroll. Nuk është hera e parë që përballmei me situata të vështira. përballuam pandemi po njësoj do ta përballojmë edhe këtë. Medikamentet janë të gjitha, nuk ka munguar asgjë , as shtretër… Mund të ketë raste në pritje sepse nuk mund tu shërbesh të gjithë pacientëve në kohë,,, por stafi mjekët janë në gatishmëri të plotë”, tha më tej ajo.

Gjithashtu, drejtoresha e spitalit ka reaguar edhe ndaj fjalimit të deputetes Merita Bakiu të mbajtur në parlament ditën e djeshme, e cila u shpreh se spitali ka mungesë të kapaciteteve mjekësore.

Sheta hodhi poshtë kritikat duke theksuar se janë marrë të gjitha masat dhe se spitali ka kushte dinjitoze.

“Punësimi i mjekëve funksionon nëpërmjet portalit për Shqipërinë. Shërbimet në spital nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë…Sa i përket mungesës së gjeneratorit i them se spitali i Krujës është lidhur me një linjë të sigurt. Është e vërtet që ka pasur dy tre raste, por ka qenë në të gjithë Bashkinë e Krujës dhe i kemi marrë masat. Gjenerator spitali nuk ka pasur asnjëherë dhe unë nuk kam ndërmend të harxhoj lekët e taksapaguesve. Sa i përket shqetësimit për laboratorët i them se spitali është i pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme për një shërbim dinjitoz”, tha ajo.

Gjithashtu disa pacientë kanë treguar për ‘Balkanweb’ se kjo ngjarje thuajse ka prekur një pjesë të madhe të qytetit.

Një pacient ka treguar simptoma si dhimbje barku dhe të vjedhë, ndërsa është shprehur se nuk kanë munguar mjekimet nga ana e spitalit.

Aktualisht janë rreth 320 persona që po marrin trajtim mjekësor.  Ndërkohë nga DSHP janë marrë mostra të cilat janë dërguar për ekzaminim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VJEDHJA E ENERGJISË ELEKTRIKE/ Çela: Kemi konstatuar 2 ferma të prodhimit të Bitcoin. Zv.Ministri i Energjisë: Ata që paguajnë faturat...
Previous article "PO HARROJNË SE EKZISTON VIRUSI"/ Paralajmërohet valë e re e COVID-19 në Kosovë

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT