• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HELMIMI i ish spiunit rus/ Rusia “synoi ta ndajë” Perëndimin
Home
Nderkombetare

HELMIMI i ish spiunit rus/ Rusia “synoi ta ndajë” Perëndimin

28 March, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Helmimi i një ish-spiuni rus në Britani është pjesë e strategjisë së Kremlinit për të ndarë Perëndimin, duke kryer operacione të fshehta dhe pastaj duke nxitur dyshime dhe mosmarrëveshje rreth asaj se kush është përgjegjës, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

Një ditë pasi dhjetëra qeveri në gjithë botën njoftuan për dëbimin e 144 diplomatëve rusë për shkak të helmimit, Mattis tha se mohimi i përgjegjësisë nga ana e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për “tentim-vrasjen” e Sergei Skripalit dhe vajzës së tij, Yulia, në Sallsbëri të Anglisë, nuk mund të merret seriozisht.

Mattis tha se incidenti në Sallsbëri ka përfshirë përdorimin e qartë të një “arme të shkatërrimit në masë”, të cilën Qeveria britanike e ka identifikuar si agjenti nervor Novichok, i prodhuar në Rusi gjatë Luftës së Ftohtë.

Sipas zyrtarit amerikan, strategjia e Rusisë ka nisur të shihet qysh në vitin 2014 në Ukrainë, kur Moska ka dërguar njerëz të armatosur në Krime pa shenja identifikimi.

Rusia, shtoi Mattis, ka vazhduar më pas me përpjekjet e fshehta për të ndikuar zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

“Ajo i heq shenjat e uniformave të ushtarëve dhe hyn në Krime. Ajo thotë se nuk ka të bëjë asgjë me separatistët në lindje të Ukrainës”, tha Mattis, duke iu referuar Rusisë.

“Nuk jam i sigurt se si mund ta thonë këtë pa i ndryshuar shprehjet në fytyrë, por bëjnë gjëra që besojnë se mund t’i mohojnë”, tha Mattis.

Helmet që rrëzojnë kritikët e Kremlinit

NATO iu bashkua dhjetëra qeverive që kanë dëbuar diplomatët rusë nga ambasadat dhe misionet e tyre.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se dëbimet do t’i dërgojnë mesazh Rusisë se ka “kosto dhe pasoja për sjelljen e papranueshme”.

Udhëheqësit britanikë thanë se dëbimi i diplomatëve rusë “është një pikë e mundshme kthese”, ndërsa Rusia tha se e gjithë kjo është rezultat i presionit “kolosal” nga Shtetet e Bashkuara dhe u zotua se do të përgjigjet.

Stoltenberg tha se NATO do të mbetet “e hapur për dialog me Rusinë”, ndërsa Mattis tha se Rusia “ka ende potencial që të jetë partner me Evropën”./rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR NJË TOKË PËRFUNDOJNË NË BURG/ Falsifikuan prokurën e noteres arrestohen 2 persona (EMRAT)
Previous article Këngëtarja shqiptare, nostalgji për vitet ’90/ I bën një dedikim.. (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT