• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HELMIMI I DASMORËVE NË ELBASAN/ Ambjentet e LOKALIT ku u përgatitën ushqimet. Frigoriferi jashtë…
Home
Sociale

HELMIMI I DASMORËVE NË ELBASAN/ Ambjentet e LOKALIT ku u përgatitën ushqimet. Frigoriferi jashtë…

7 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas informacionit se janë helmuar 39 persona në një lokal dasme ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka konstatuar kushtet e rënda higjeno-sanitare në subjekt.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Elbasan në bashkëpunim me Krimin Ekonomik gjatë orëve të vona të mbrëmjes (6.08.2018) kanë bërë verifikimin e kushteve dhe prezencës së produkteve sidomos atyre me origjinë shtazore të gjendura në subjektin “Laguna Blu” me aktivitet restorant.

39 personat që pretendohet se janë helmuar nga ushqimi kanë qenë pjesë në dasma të ndryshme (të shtunën drekë/darkë si dhe të dielën në darkë) nga i njëjti lokal në qytetin e Elbasanit, subjekti i lartpërmendur.

Nga verifikimi i subjektit të shtetasit Manol Musaj rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues(gjurmueshmëri).

Në momentin e inspektimit në subjekt, ndodheshin 12 kg mish vici, 40 kokrra veze, 25 kg mish gici, 5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë.

Për produktet e gjendura në subjekt u realizua marrja e mostrave me qëllim kryerjen e analizave për prezencë të Salmonelës. Për sa më sipër u mora masa administrative bllokim i menjëhershëm i aktivitetit deri në daljen e përgjigjes së analizave si dhe masë administrative me gjobë në vlerën 700.000 lekë.

MË PARË

Pas helmimit ditën e shtunë dhe të dielë në dy dasma në qytetin e Elbasanit, rritet bilanci i personave që shkojnë me simptomat e helmimit në spitalin rajonal të Elbasanit.

Luan Rrapi, nëndrejtor i spitalit rajon në Elbasan, ka thënë se në urgjencën e këtij spitali kanë shkuar 44 persona, mes tyre edhe fëmijë. 31 prej të helmuarve janë shtruar në spital.

Helmimi ka ndodhur të shtunën dhe të dielën. Pacientët kanë qenë në të njëjtin lokal në një dasëm.

Ka disa të shtruar. Gatishmëria e spitalit është 100%. Deri tani ka 31 persona të shtuar, si edhe 2 fëmijë në pediatri. 3 persona i kemi dërguar në Tiranë dhe 8 raste kanë marrë mjekim ambulator. Që prej orës 1 nuk ka patur më fluks pacientësh.

Policia e Elbasanit është duke ndjekur që prej ditës së djeshme ngjarjen me helmimin në një dasëm.

Ende nuk ka një shpjegim zyrtar për ngjarjen, ndërkohë që mësohet se janë marrë disa kampione nga ushqimi që ndodhej në lokal për të mësuar çfarë e ka shkaktuar helmimin e pacientëve.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEBE REXHA ËSHTË SINGLE/ E ëma zbulon arsyen pse është beqare (FOTO)
Previous article ZYRTARE/ Portieri LEGJENDAR i Man City firmos për skuadrën e Burnley

g.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT