Ditën e sotme 18 gra janë helmuar mëngjesin e sotëm në një fasoneri që ndodhet në zonën e Fllakës, afër mbikalimit në autostradë. Shkak dyshohet se ka qenë çarja e tubit të gazit të kondicionerit në fasonerinë Albastar, megjithatë vijojnë hetimet.
Ky rast nuk është i vetëm. Me 24 nëntor të vitit të kaluar, 4o punonjëse të një rrobaqepësie pësuan helmim dhe policia njoftoi se shkak ishte bërë po ashtu rrjedhja e gazit të kondicionerëve.
Për këtë situatë redaksia e AlpeNews.al kontaktoi me kryetarin e fasonerive zotin Florion Zekja.
Zoti Zekja tha se: Fakti që thuhet se është gazi i kondocionerit do të thotë se titullari ka mundësuar që të ketë ngrohje. Kjo mund të ndodhi në çdo institucion banka,supermarkete, ministri apo gjetkë Gazi i kondicionerëve nuk ka lidhje me rregullat e sigurimit teknik.
Prononcimi i plotë ekslusiv për AlpeNews.al:
Fakti që thuhet se është gazi i kondocionerit do të thotë se titullari ka mundësuar që të ketë ngrohje. Kjo mund të ndodhi në çdo institucion banka,supermarkete, ministri apo gjetkë Gazi i kondicionerëve nuk ka lidhje me rregullat e sigurimit teknik. Normalisht personi apo firma që ka marrë përsipër ketë sherbim duhet të raportojë per këtë ngjarje
Me informacionin që kam ,flitet per një rrobaqepësi ne Fllake . Ne atë zonë ka shumë rrobaqepësi dhe lavanderi Ka shkuar menjëherë inspektoriati i punës dhe po punon per zbardhjen e situatës
Rrobaqepësitë nuk kanë ndotje apo helme gjë që ben që të përjashtohet helmimi nga copat apo makineritë e punës të cilat janë shumica elektrike dhe monofazë. Dmth të ngjashme me paisjet elektroshtëpiake.
Përgatiti: AlpeNews.al


