• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Helmimi i 13 rrobaqepëseve, KSSH: Shkak kimikatet, organet shtetërore në drejtim të paditur
Home
Sociale

Helmimi i 13 rrobaqepëseve, KSSH: Shkak kimikatet, organet shtetërore në drejtim të paditur

28 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë denoncon faktin se ende asnjë nga drejtuesit e firmës fasone në Durrës, ku u helmuan mbi 13 gra nuk është vënë përpara përgjegjësisë, ndonëse po bëhen gati 48 orë që kur ndodhi incidenti.

Sipas KSSH, referuar burimeve pranë spitalit të Durrësit, shkak i helmimit dyshohet se janë kimikatet që përdoreshin nga kjo kompani fasone që merrej me qepjen e rrobave ushtarake.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon kompanisë fasone të japë urgjent sqarim publik për këtë ngjarje të rëndë.

“Inspektoriati i Punës duhet të mbyllë menjëherë këtë firmë fasone deri në sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Duke parë helmimin masiv të punonjësve Konfederata e Sindikatave denoncon faktin se kjo firmë nuk ka respektuar as kushtet minimale të sigurisë dhe shëndetit në punë. Situata në ndërmarrjet fasone është kritike, kur krahu i punës është më i keq paguari në rajon dhe shteti e ka lënë këtë biznes në mëshirë të disa mashtruesve, që vijnë nga vende të ndryshme të BE nën petkun e biznesmenëve.

Prokuroria dhe Policia e Shtetit duhet të kenë një reagim publik për këtë ngjarje të rëndë, e cila nuk duhet kaluar në heshtje.

Kjo është tabloja që sjell mosfunksionimi i Institucioneve Shtetëterore, të cilat në shumë raste janë kthyer në marioneta të kompanive private, ku nuk mungojnë edhe rastet që Inspektorët e Punës marrin honorare nga kompani private”, thuhet në reagimin e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjermania merr rolin e ndërmjetësit në mosmarrëveshjet tregtare SHBA-BE
Previous article Vettel realist/ Montekarlo pistë e vështirë, vendi i dytë si një fitore

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT