Pas helmimit të asgjentit rus, edhe Shqipëria do te debojë diplomatët rus. Dëbimi i diplomatëve u paralajmerua nga Rama në grupin e Partisë Socialiste
NJOFTIMI I PLOTE I MINISTRISE SE JASHTME:
“Sot në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë, SHTZ Aleksandër Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rus, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik.”
CFARE PO NDODH SOT NE EUROPE DHE SHBA:
Ky është një veprim që Tirana zyrtare e ka koordinuar sëbashku me vendet e tjera aletate të NATO-s, pas helmimit të një ish agjenti rus në Britaninë e Madhe. Presidenti Amerikan Donald Trump ka firmosur sot largimin nga SHBA të 60 diplomatë rusë.
Edhe 14 shtete të tjera do të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Gjermania dhe Franca kanë dëbuar 4 diplomatë rusë.
Shtetet e Bashkuara urdhëruan gjithashtu mbylljen e Konsullatës ruse në Seattle, sipas agjencisë “Reuters”. Në SHBA, 48 diplomatë rusë thuhet se strehohen në Ambasadën e Federatës Ruse, ndërsa të tjerët janë në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
BE-ja ra dakord javën e kaluar se me të gjitha gjasat, Rusia fshihej pas helmimit të ish-spiunit dhe vajzës së tij në tokën britanike. Rusia mohon rolin në sulmin e ndodhur në Salisbury. Britania e Madhe dëboi 23 diplomatë rusë javën e shkuar, ndërsa të hënën, ambasadorët rusë janë thirrur për të dhënë shpjegime në disa ministri të Jashtme europiane, në mesin e raporteve për dëbime të mundshme diplomatësh.
Alpenews.al


