• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Hektor Peçi i përgjigjet Isuf Kalos: Po të më hiqnin për paaftësi nga Enverin nuk do…
Home
Dossier

Hektor Peçi i përgjigjet Isuf Kalos: Po të më hiqnin për paaftësi nga Enverin nuk do…

23 December, 2017 k.autor Dossier

Profesor Hektor Peçi i përgjigjet akuzave të ish-kolegut të tij, Isuf Kalo, për raportet e tyre gjatë kohës që shërbenin si mjekë të Enver Hoxhës. “Të gjithë e njohin se kush është Isuf Kalo dhe kush jam unë. Kritikat për profesionin ia ka bërë profesor Fejzi Hoxha. Për atë që thoshte se u çudit bota sesi më morën në klinikë, unë jua kam shpjeguar se si e kam marrë. Unë nuk kam asnjë problem me të, ai ka probleme me mua dhe ia kam dhënë përgjigjen në shtyp, në librin e Liliana Hoxhës dhe nga profesor Fejzi Hoxha”, tha për gazetën “Panorama” profesor Peçi, pas letrës së Isuf Kalos, botuar dje në gazetën “Dita”. Profesor Peçi i përgjigjet dhe akuzës së Kalos për largimin e tij si mjek i Enver Hoxhës, se ka pasur një vendim definitiv dhe të pakthyeshëm.’

“Unë jua kam thënë në intervistën që kemi bërë bashkë të gjitha. Nëse do të ishte ashtu siç thotë Isufi, unë nuk do të shkoja në detyra të mira si dekan i Fakultetit të Mjekësisë. Por ju nuk e njihni Isufin, unë dhe kolegët e mi e njohin. Ai është marrë gjatë për akuza që kanë bërë të tjerët, jo unë. Unë kam treguar se si ka ardhur në klinikën e udhëheqjes, vetëm kaq, nuk jam marrë me emra të tjerë”, tha profesor Peçi.

 

Në një intervistë të gjatë për gazetën “Panorama”, Hektor Peçi e cilëson Isuf Kalon, mjek me pak përvojë, që nuk kishte punuar asnjëherë në klinikat e spitaleve të kohës, por që, çuditërisht, kishte mbërritur të ishte mjek i klinikës speciale të udhëheqjes së PPSH-së.

Për profesor Peçin, paaftësia e Isuf Kalos arriti kulmin kur nuk arriti dot të bëjë diagnostikimin e apandesitit të djalit të Enver Hoxhës, Sokolit, i cili rrezikoi jetën duke e nisur me urgjencë në Francë për trajtim të specializuar. Edhe pse ka bërë gabime të tilla diagnostike, Isuf Kalo, sipas profesor Peçit, arriti të mos largohej nga klinika speciale e udhëheqjes. Ai tregon se si pas vdekjes së Enver Hoxhës, duke abuzuar me emrin e tij, Isuf Kalo trokiste në çdo ministri dhe kërkonte favore për emërime të larta duke përdorur klishenë “me urdhër nga lart”, ndërkohë që nuk kishte asnjë urdhër për ato që ai kërkonte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Çfarë ka në kuti? I dashuri i Kendall gati t'i bëj asaj pyetjen e jetës. Del nga dyqani me...
Previous article Kujdes! Këto 5 shenja në celularin tuaj tregojnë se ju po përgjoheni

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT