• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HEDH NJË BUDALLA NJË GUR…”/ Veliaj i drejtohet Bashës: Përgjigju për paratë ruse, mos…
Home
Politikë

“HEDH NJË BUDALLA NJË GUR…”/ Veliaj i drejtohet Bashës: Përgjigju për paratë ruse, mos…

18 June, 2019 Lubjana.autor Politikë

Erion Veliaj i bëri thirrje kreut të opozitës Lulzim Basha që të mos i fshihet drejtësisë, por të shkojë të japë llogari për ato që ka bërë. Duke folur nga Njësia 10 në kryeqytet, Veliaj tha se Shqipëria e ka të qartë zgjedhjen e saj në krah të amerikanëve. “Një njeri që nuk ka gjë për të fshehur, duhet të shkojë dhe të thotë të vërtetën. Ku shkuan 1 milionë eurot e rusëve? Thuaj të vërtetën: i bënë fishekzjarre, i bënë molotov, blenë makina të reja, si gjithë flota që ishte përpara PD-së, por shko dhe trego të vërtetën. Unë besoj se zgjedhja është shumë e qartë: në qoftë se Shqipëria akuzohet se është nën influencën e amerikanëve, nga një grup që po merr paratë e rusëve, 100 herë të votojmë, 100 herë do zgjedhim Amerikën, kjo është e qartë”, deklaroi Veliaj.

Kandidati socialist komentoi vendimin e opozitës për të tentuar bllokimin e punës së KZAZ-ve. “Në qoftë se mendoni se me lekët e rusëve keni bërë ndonjë gjë të mirë, blini libra për fëmijët, që të mos të rritet një brez tjetër që të shkatërrojë KQZ-në apo KZAZ-n pas 20 vitesh. Në qoftë se jeni të varfër, ndërtoni një shtëpi për veten tuaj. Pyetja që unë kam për çdo demokrat sot është: I keni rregulluar fëmijët, siç i kanë rregulluar këta? Kur ju merr partia në telefon, hajde se do sulmojmë, do rrëzojmë Edi Ramën, i nxjerrin edhe ata fëmijët e tyre, siç nxjerrin fëmijët tuaj me kapuç dhe me molotov, me fishekzjarre industriale? Nëse nuk e bëjnë, atëherë po ju gënjejnë, po ju përdorin. Nëse fëmijët e tyre janë jashtë, teksa fëmijët tuaj shkojnë e sulmojnë policinë, të menaxhojnë barutin, molotovët, zjarret, po ju gënjejnë”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se mes dy forcave politike ka një dallim shumë të qartë, pasi në një kohë që mazhoranca përpiqet të bëjë reforma, opozita vendos t’i pengojë ato. “Kur ata sulmojnë Fatmirin, s’e kanë me Fatmirin; kur sulmojnë Edi Ramën, s’e kanë me Edi Ramën; kur sulmojnë Blerinën, s’e kanë me Blerinën; kur sulmojnë kryetarin e Bashkisë, s’e kanë me kryetarin e Bashkisë. E kanë me produktin e punëve tona! Do të thotë se e kanë me Reformën në Drejtësi, me reformën në Shëndetësi, me reformën në Arsim, me reformën që modernizon Shqipërinë dhe nuk i lë më rrugët e vjetra të tyre që të manipulohen, të zaptohen, keqpërdoren. U kemi prishur terezinë, s’e kanë personale ata, por ama nëse puna jonë rezulton që Shqipëria ka më shumë rend, ka më shumë drejtësi, ka më shumë meritë, ata nuk funksionojnë dot në këtë lloj ambienti ku ka meritë, respekt, ligj. Ata funksionojnë në një lloj ambienti ku i kanë zgjidhur hallet e tyre dhe mendojnë që sa herë kanë një problem të na imponojnë ne”, deklaroi Veliaj.

Duke iu referuar vendimit të Presidentit për datën e zgjedhjeve, Veliaj theksoi se kjo nuk është fare kompetencë e tij dhe se është bërë pale me opozitën. “Presidenti thotë se nuk do ketë zgjedhje. E para e punës, nuk e ka fare në kompetencë. Presidenti nesër mund të thotë të shpërndahet parlamenti, s’e ka fare në kompetencë. Është sikur unë të shkarkoj ministrat, ose të heq Kryetarin e Bashkisë së Barcelonës. Kjo do ishte gjëja më qesharake në botë, që të bësh një gjë që mund ta mendosh, por mos e mendo me zë të lartë, mos e bëj, sepse është budallallëk. E megjithatë, hedh një budalla një gur në lumë dhe 100 të mençur mundohen ta nxjerrin nga PD”, deklaroi kandidati socialist.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA PËR "DW"/ Gjonaj: SPAK do të jetë në funksion dhe në veprim deri në fund të vitit
Previous article "PESHKON" NË ITALI/ Leonadro në tratativa për brazilianin e Juventus...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion Politikë

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT