• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HEC-et në kanionet e Skraparit, PD: Faktet që tregojnë se Rama ishte në dijeni të projektit
Home
Shqipëri

HEC-et në kanionet e Skraparit, PD: Faktet që tregojnë se Rama ishte në dijeni të projektit

11 February, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar lidhur me projektin e anuluar për ndërtimin e dy HEC-eve në kanionet e Skraparit. Këshu, përmes një deklarate për mediat Malltezi tha se Rama dhe ministri Klosi nxituan të mbyllin me një deklaratë ndjese çështjen e ndërtimit të hidrocentraleve.

 

Por sipas PD-së letra e publikuar nga Meta, zbulon se Rama ka qenë në dijeni të projektit që dëmtonte kanionet e Osumit. Po ashtu Malltezi shton se zyrtari që ka miratuar lejen mjedisore për Osumin, ish Drejtori i Lejeve Mjedisore (z. Baduni), tani është graduar nga Blendi Klosi si Drejtor i Turizmit në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit ku punon edhe Klosi.

DEKLARATA E PD

Edi Rama dhe Blendi Klosi nxituan të mbyllin me një deklaratë ndjese çështjen e ndërtimit të hidrocentraleve tek Kanionet e Osumit. Por të dy luajnë teatër me Shqiptarët. Letra e publikuar në media e ish Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, zbulon se Rama ka qenë në dijeni të projektit që dëmtonte kanionet e Osumit, por ka vazhduar me miratimin e tij në dhjetor 2017, kur tepsine e kishte të gjithën për vete.
Rama dhe Klosi luajnë teatër edhe me premtimet për ndjekje penale, sepse ata kanë graduar me detyra më të larta, personat që kanë firmat në lejen mjedisore, pa të cilën nuk nis dot ndërtimi i asnjë projekti.

Sa për informacion, zyrtari që ka miratuar lejen mjedisore për Osumin, ish Drejtori i Lejeve Mjedisore (z. Baduni), tani është graduar nga Blendi Klosi si Drejtor i Turizmit në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit ku punon edhe Klosi.
Nuk ka absurditet më të madh që ai që firmos për shkatërrimin e një zone turistike unikale të drejtojë edhe politikat e turizmit.
Kjo mund të ndodhë vetëm në qeverinë “Rama”, e cila premton me fjalë se nuk do të dëmtojë natyrën, por me vepra jep leje që shkatërrojnë mjedisin ose leje që prishin parqe e lulishte në Tiranë për të ndërtuar kulla 44 katëshe.
Në fakt, me zonat e mbrojtura po ndodh një skandal tjetër i madh. Në krye të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura është emëruar Zamir Dedej. Deri para pak vitesh, ai ishte drejtor i një shoqate mjedisore, e quajtur INCA. Sot, buxheti i Agjensisë për investime/monitorime/trainime, mbi 330 milionë leke, i janë kaluar shoqatës mjedisore të drejtorit Dedej. Në këtë vend peshku i madh po peshkon peshkatarët se licensat per peshkim i kontrollon vetë kryepeshku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nigeri, avionit i ikën dera gjatë uljes. Tmerrohen pasagjerët (Video)
Previous article Publikoi foto në “Instagram”, zbulohet çmimi marramendës i veshjes së Bleonës (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT