• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HË MOR BURRË…”/ Rama në mes të dy kryebashkiakëve: Ky e ka me proces, tjetri me stacion
Home
Politikë

“HË MOR BURRË…”/ Rama në mes të dy kryebashkiakëve: Ky e ka me proces, tjetri me stacion

25 April, 2025 s.autor Politikë

I pozicionuar në mes të kryebashkiakëve Benet Beci e Pjerin Ndreu, kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me bizneset sot në Velipojë. Që në krye të herës, ai deklaroi se projekti për Bypassin e Shëngjinit është në proces, gjë që e përforcoi edhe kryetari i bashkisë së Lezhës.

“Dalja nga Shëngjini është po pjesë e këtij bllokimi. Bypassi na lidh me autostradën, të hyjmë në një rrugë tjetër për në Shëngjin. Drejt, komplet duke pasur si rezervë edhe rrugën që kemi. Skema është totalisht e qartë dhe është në zbatim. Mendoj se për 2, 3 vjet Shëngjini s’do ketë probleme. Trafik do ketë”, tha Ndreu.

Më tej një qytetar falenderoi drejtuesin e bashkisë Shkodër për realizimin e rrugës së Dukagjinit dhe investimeve të bëra në Theth. Nisur nga kjo, kreu i qeverisë u kthye pas në 2023-in, duke kujtuar një bisedë mes tij dhe Benet Becit.

“Kur e thërrita Benetin për të kandiduar se aty deputet nuk i rrihej fare, s’e kuptonte veten. Më tha më lër të mendohem. Si duket bëri ato hulumtimet e veta, më thotë shiko se kam kusht, por të lutem a ma jep fjalën që unë ta them…Ky e di që unë nuk e jap fjalën kollaj. Atë rrugën e Dukagjinit… Mirëpo mua atë ma kishin thënë shumë herë, por volum i madh, 50 km rrugë. Pastaj flas me Fondin, Ministrinë e Financave dhe i thashë ok”, u shpreh Rama.

Nuk la pa lavdëruar edhe punën e Pjerin Ndreut, teksa bëri një krahasim mes tyre që u pasua me të qeshura.

“Beneti e ka me proces, ky e ka me stacion. Hë mor burrë se ti e ke në dorë! Në fund të ditës kam shumë respekt për të dy, se në fund të fundit nuk po më kërkojnë për shtëpinë e vet. Nuk më kanë rënë kurrë në telefon për interesin e tyre.”

Së fundmi, kryeministri iu kundërpërgjigj të gjithë atyre që pretendojnë se socialistët “nuk i kanë hedhur sytë në veri”.

“E kam bezdi kur më thonë jo veriun e latë, po të shihni sa investime kemi bërë, atëherë kupton pse ka zhvillim turizmi dhe ekonomia në veri. Po ta nis nga Rruga e Valbonës, po ta marr nga Bajram Curri që kur morëm ne detyrën ishte një vend që unë thosha cila është arsyeja që njeriu të rrijë këtu 1 minutë?! Sot, rruga ka gjeneruar gjithë atë turizëm. Është bërë një qytet i vizitueshëm. Ta vazhdojmë me rrugën e Vermoshit, gjithë ajo rrugë s’ekzistonte. Tamarën ku vetëm plehra e qen kishte, e bëmë pikë turistike. Rruga e Dukagjinit, Komani. Shkodër-Velipojë s’ishte! Vazhdojmë me pjesën e zonës nga vijnë këta udhëheqësit e vërtetë të veriut, nga Puka. Thethi nga lart, Thethi nga poshtë. Pjesa tjetër që do lidhë Rrëshenin me pjesën mbrapa. Po ta shohësh në hartë është bërë një infrastrukturë që sikur i ka hapur qarkullimin e gjakut dhe i ka dhënëgjithë atë energji organizmit të veriut”, përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EGLI U MASHTRUA NGA GJESTI..."/ Producenti i njohur: Më vjen keq për të, është viktimë e…
Previous article SKANDAL NË FIER/ 55-vjeçari arrestohet për veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur

s.autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT