• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Hë bosi, tani, para plot dhe femra plot!” përgjimi që fundosi të rinjtë e vjedhjes spektakolare
Home
Breaking News

“Hë bosi, tani, para plot dhe femra plot!” përgjimi që fundosi të rinjtë e vjedhjes spektakolare

15 April, 2018 anxheladoko Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Renaldo Latifi dhe Xhuljan Muça do të mbesin në burg deri në përfundim të hetimeve për vjedhjen e shumës prej 10 milionë lekësh dhe të një makinë “Mercedes Benz”.

Ngjarja ka ndodhur më 29 maj të vitit të kaluar, por vetëm pak ditë më parë është zbardhur nga Policia, gjë e cila çoi dhe në arrestimin e dy të rinjve, 22 dhe 24 vjeç.

Gjatë seancës për rivlerësimin e masës së sigurisë, prokurori i çështjes, Dirjan Tafili, ka paraqitur prova të reja që implikojnë dy të rinjtë në vjedhjen e makinës së Xhemal Kalemaj, në bagazhin e së cilës ndodhej dhe shuma prej 10 milionë lekë të reja. Pas shqyrtimit të provave të siguruara gjatë hetimit njëvjeçar, që implikojnë dy të rinjtë në vjedhjen 100 milionëshe, gjyqtarja e çështjes, Matilda Shalla, ka vendosur që të lërë në fuqi masën e sigurisë të caktuar më 11 mars, “Arrest me burg” pa afat për veprën penale “Vjedhje me pasoja të rëndë, kryer në bashkëpunim”.

Sipas të dhënave të paraqitura nga organi i Akuzës, ka qenë një dëshmitar okular dhe pamjet e kamerave të sigurisë, që çuan në zbulimin e dy të rinjve si autorë të vjedhjes së parave.

Dëshmitari ka parë pikërisht 22-vjeçarin Renaldo Latifi duke kaluar në rrugë, në momentin kur ka ndodhur vjedhja e makinës së 57-vjeçarit Kalemaj. Nisur nga kjo e dhënë, Policia ka sekuestruar pamjet e kamerës së sigurisë të një objekti pranë dyqanit ku ndodhur ngjarja. Më pas është vërejtur se dëshmia përkonte me atë që vihej re nga pamjet filmike.

Hetuesit kanë pikasur në filmim Latifin duke kaluar në rrugë, me një çelës të ngjashëm me atë të “Benz”- it të vjedhur. Më pas, ky i fundit është vënë në përgjim për të zbuluar më shumë mbi dyshimet e hedhura.

“Nga këqyrjet e pamjeve filmike, është konstatuar se rreth orës 07:29 minuta, ka kaluar Renaldo Latifi në drejtim të vendit të ngjarjes, ku në anë të rrugës ka qenë parkuar makina e shtetasit Xhemal Kalemaj”, mësohet nga burime pranë organit të Akuzës.

Më pas, nga mbajtja në përgjim është zbuluar se Latifi komunikonte me kode në bisedat e tij telefonike me Xhuljan Muçën, i cilin punonte si kamerier në lokalin e tij. Po ashtu, me anë të përgjimeve ambientale dhe telefonike është arritur të sigurohen prova se dy të ndaluarit kanë kryer vjedhjen e “Benz”-it dhe 10 milionë lekëve të reja të Xhemal Kalemajt.

Dy javë pas grabitjes, dy të rinjtë kanë biseduar me kode në mesazhet telefonike. Më pas, duke parë që askush nuk i ka ngacmuar dhe në media nuk bëri zhurmë kjo vjedhje, ata janë çliruar, duke menduar se kanë humbur gjurmët.

Në një nga komunikimet e tyre, dy javë pas grabitjes, Renaldo Latifi i ka shkruar Xhuljan Muçës: “Hë bosi, tani, para plot dhe femra plot. Paskemi lindur me këmishë!”

Ndërsa 24-vjeçari ia kthen: “Punuam për këtë ditë!”.

VJEDHJA

Prokuroria ka zbuluar se ditën e vjedhjes, Xhemal Kalemaj, banor i lagjes “Afrim i Ri”, Fier, ka dalë nga shtëpia me mjetin e tij tip “Mercedes Benz” me targa AA895 OY, bashkë me bashkëshorten e tij, rreth orës 06:20 të mëngjesit, për të shkuar në punë si zakonisht, te dyqani i tij ku shet mallra bujqësore, që ndodhet në fshatin Levan. Mësohet se në bagazhin e makinës ka futur 10 milionë lekë të rinj.

Të vendosura në një qese plastike, çifti ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se me këto para do të likuidonin borxhet që kishin marrë. Ata kishin marrë një kredi për t’i shlyer borxhet dhe disa kursime që ua kishin nisur fëmijët që punojnë në emigracion. 57- vjeçari Kalemaj ka treguar se sapo kishte parkuar makinën e tij para dyqanit, në anën tjetër të rrugës, është marrë me shkarkimin e mallit që i kishte ardhur si furnizim për dyqanin. Por kur ka mbaruar punë me furnitorin, ka parë se makina ishte zhdukur.

Menjëherë ka lajmëruar Policinë dhe me një shokun e tij ka shkuar në shtëpi, në lagjen “Afrim i Ri”, për të marrë çelësat e makinës tjetër, që e kishte të parkuar në magazinën prapa dyqanit në fshatin Levan. Por, kur ka shkuar në shtëpi, ka parë se ishte prerë e shqyer zgara e dritares dhe mes të tjerave ka konstatuar se i kishin vjedhur edhe kopjen e çelësave të “Benz-it” që i vodhën.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Episodi i kthesës/ Si Messi bëri psikologun dhe e ktheu Neymar në një yll
Previous article Tifozët e Fiorentinës “kopjojnë” Bufonin, anullohet penalltia

anxheladoko

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT