• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Hazard: Frikë nga Barcelona pa Neymar? Ajo ka një lojtar, që nuk është nga kjo botë
Home
Futboll

Hazard: Frikë nga Barcelona pa Neymar? Ajo ka një lojtar, që nuk është nga kjo botë

9 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Lista e lojtarëve te Real Madrid është e pashtershme dhe, një nga më të pëlqyerit në “Bernabéut”është Eden Hazard. Belgu ndërkombëtar gëzon stabilitet te Chelsea, por nuk përjashton mundësinë që të përfundojë nën urdhërat e idhullit tij, Zinedine Zidane. Për momentin ëndërron të eliminojë Barçën në Champions, gjë që nuk është një fillim i keq. Shumë “madridistas” do të jenë me të. Hazard ka dhënë këtë intervistë për “Marca”:

Do të luani “klasiken” e Champions-it kundër Barçës. Katalanasit duken të paprekshëm, të paktën në La Liga, ku ende nuk kanë humbur. Si e shihni këtë ballafaqim?
Është një ndeshje e mrekullueshme mes kampionësh. Këtë sezon nuk jemi të njëjtë me vitin e kaluar, sigurisht. Katalanasit janë shumë të mirë, por në fund kjo është një ndeshje futbolli dhe kurrë nuk e dini se çfarë ndodh. Kjo është arsyeja pse ne e duam futbollin. Jam shumë i sigurtë se mund ta mundim Barcelonën nëse luajmë së bashku, ndaj le të presim e të shohim.

Nëse ju them emrin “Ovrebo”, a e dini se për çfarë po flas?
Jo.

Ai është arbitri norvegjez, i cili akordoi atë gol të diskutueshëm në Chelsea-Barcelona, të realizuar nga Iniesta në fund. Gol i famshëm në Spanjë….
Oh, po, sigurisht që mbaj mend atë lojë, sigurisht. E mbaj mend atë për shkak të reagimit të Didier Drogba në fund, por kjo është pjesë e futbollit. Nuk kam frikë nëse diçka e tillë na ndodh. Nuk do të ishte mirë për Chelsea, por kurrë nuk flas për gjyqtarët.

Barcelona pa Neymar, por me shumë më tepër. Kush ju jep më shumë frikë?
Ju e dini, Barça ka një lojtar, që nuk është nga kjo botë. Është ndryshe, një lojtar superklas. Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë me një futbollist, por me tërë ekipin.

Ju nuk jeni në më të mirën. Kohë të vështira për Conten, apo jo?
Ajo që ndodh është se kemi fituar sezonin e kaluar dhe tani njerëzit duan që ne të fitojmë, gjithashtu. Por ne e dimë se Premier League është shumë e vështirë. Kemi humbur disa ndeshje këtë sezon, por na presin edhe tre muaj përpara. Ne ende kemi dy trofe të arritshëm, “FA Cup” dhe Champions. Në fund, sezoni ynë mund të jetë sërish i mirë. Tani ndihemi keq, por duhet ta shohim situatën në fund. Ne japim gjithçka në fushë. Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu si në stërvitje, por tani duhet të presim, sepse në fund mund të fitojmë një trofe.

Shumë njerëz në Madrid do të inkurajojnë Chelsea dhe juve kundër Barcelonës. Gjithashtu, ekziston një lloj lidhjeje mes jush dhe Zidanes për shumë vite. Ai ka folur gjithmonë mrekullisht për lojën e tij. Duhet të jetë e pabesueshme për dikë që Zidane e admiron dhe thotë gjëra të tilla…
Sigurisht që është kështu. Mbaj mend dhjetë vjet më parë, kur ai foli për mua, ishte e pabesueshme. Dijeni se ai ishte idhulli im kur isha fëmijë. Kam parë mijëra video rreth tij dhe tani është trajneri i një prej klubeve më të mira në botë, kështu që po, është një luks. Por unë nuk dua të ndalem, dua të vazhdoj të punoj dhe të luftoj në fushë dhe pastaj, po, më shijon kur njerëzit si ai flasin mirë për mua.

Kuptoni se, pas kësaj, ka shumë njerëz që dëshirojnë t’ju shohin të veshur me të bardha në një moment…
Në futboll ju nuk e dini. Unë jam i lumtur te Chelsea dhe jam i përqendruar aty.

Si e shihni Moratën? A është i lumtur në Londër?
Po, është shumë i lumtur. Ai po shënon, edhe pse tani është pak i lënduar dhe nuk mund ta ndihmojë ekipin. Por, ne kemi shumë spanjollë dhe përshtatja e tyre mendoj se është e mrekullueshme. Morata është një lojtar fantastik dhe do të shënojë shumë gola për ne, jam i sigurt. Një lojtar si ai mund të shënojë me të dyja këmbët dhe me kokë. Diçka super!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) Bleona Qereti në 'Fifty shades of Grey', këngëtarja ndez rrjetin
Previous article Vettingu në Polici/ Ambasadorja Vlahutin 1 orë takim kokë më kokë me Xhafën

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT