• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HASHIM THAÇI MBËRRIN NË KOSOVË/ Gjykata Speciale i dha leje të vizitojë babanë në spital
Home
Rajon

HASHIM THAÇI MBËRRIN NË KOSOVË/ Gjykata Speciale i dha leje të vizitojë babanë në spital

13 March, 2025 s.autor Rajon

Pas tri herë refuzimesh, Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u kthyer në Kosovë. Leja është dhënë për arsye humanitare, pasi babai i tij ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.
thaçi ka mbërritur në Prishtinë dhe ka vizituar babanë e tij, i cili po trajtohet në Klinikën e Mjekësisë së Brendshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Gjatë vizitës, ai është shoqëruar nga forca të shtuara sigurie, siç parashikohet nga protokollet për rastet e tilla.

Më herët, Gjykata Speciale kishte refuzuar disa kërkesa të njëpasnjëshme, me arsyetimin se gjendja shëndetësore e babait të Thaçit nuk justifikonte një kthim të menjëhershëm. Megjithatë, përkeqësimi i fundit i situatës ka bërë që trupi gjykues të rishqyrtojë vendimin dhe të japë lejen për një vizitë të kufizuar.

Ky është një zhvillim që vjen në një moment të ndjeshëm për Thaçin, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po përballet me akuzat e ngritura ndaj tij nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ende nuk dihet se sa ditë do të qëndrojë Thaçi në Kosovë dhe nëse do të lejohet ndonjë vizitë tjetër jashtë institucioneve shëndetësore, por burime jozyrtare thonë se qëndrimi i tij është i kufizuar dhe i kontrolluar rreptësisht nga autoritetet.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZHI i Marta Kos në Tiranë: Reforma në drejtësi, gurthemeli i integrimit europian
Previous article I DËNUAR PËR SHITJE KOKAINE/ Gjykata e Sarandës i sekuestron 2 pasuri, 2 automjete dhe 1 biznes (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT