• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HASHASHI ME LLAMBA NË EUROPË/ Trafikantët shfrytëzojnë të mitur dhe femra nga Shqipëria
Home
Breaking News

HASHASHI ME LLAMBA NË EUROPË/ Trafikantët shfrytëzojnë të mitur dhe femra nga Shqipëria

11 August, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një vajzë me inicialet K.C., ka vënë në lëvizje prokurorinë dhe policinë të cilat po përpiqen të zbulojnë se si ajo u largua nga Shqipëria dhe më pas u shfrytëzua në Belgjikë për të kultivuar kanabis sativa. Nën hetim për këtë dyshim të fortë është një 36 vjeçar, i cili mendohet se përmes mashtrimit e ka marrë të renë në Belgjikë dhe më pas përmes dhunës e ka shfrytëzuar që ajo të punonte dhe t’i shërbente rritjes së kanabisit.Vajza është e moshës 30 vjeç dhe nëse prokurorët mbledhin prova të mjaftueshme dhe vërtetojnë trafikimin e saj e për këtë qëllim, atëherë autoritetet do kenë së paku një version zyrtar të kultivimit të hashashit me llamba, jo përmes rekrutimit vullnetar, por përmes formave detyruese, sikurse është dhuna apo implikimi në rrjete trafiku i të miturve që i shërbejnë kanabisit, por që për shkak të moshës në pragun e përgjegjësisë ligjore, ata nuk arrestohen.

Burimet thonë se rekrutimi i të rinjve për të kultivuar kanabis me llamba, kryesisht në Belgjikë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, është një shqetësim real. Por edhe në Shqipëri prej së paku dy vitesh në nisjen e sezonit të mbjelljes, policia kontrollon tunele dhe objekte të pabanuara. Dhe ndërsa kultivimi i kanabisit vazhdon të mbetet një sfidë në vend, shqetësimi më i ri për autoritetet ka të bëjë me përdorimin e hashashit dhe shpërndarjen e dozave në qytete dhe në fshat.

Policia thotë se vetëm në kryeqytet mesatarisht arrestohen çdo ditë tre persona ose si shpërndarës hashashi ose që kapen në flagrancë me doza të tilla. Mes tyre ka edhe nga ata që shfrytëzojnë të miturit. J. Bocka, 27 vjeç, është shpallur në kërkim sepse siç rezulton nga dëshmia e një fëmije me iniciale E.B., ai e detyronte të shpërndante hashash pranë shkollës “Dëshmorët e Lirisë”.

Operacioni është koduar ‘Shfrytëzues’ dhe për shpërndarjen e hashashit në këtë zonë ka rënë në pranga edhe një person tjetër i moshës 17 vjeç.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET FOTO E MINISTRIT BRITANIK/ Pas dorëheqjes u kthye me tren në shtëpi
Previous article SI I NDRYSHOI JETA/ Dikur flinte poshtë urës, sot është milioner

F.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT