• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Hashash te varri i Azem Hajdarit, zbulohet shkaku pse djemtë e tij dhunuan të riun
Home
Breaking News

Hashash te varri i Azem Hajdarit, zbulohet shkaku pse djemtë e tij dhunuan të riun

5 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Report Tv ka zbardhur shkakun e dhunës së ushtruar nga dy djemtë e Azem Hajdarit ndaj shtetasit Mikel Margjeka.
Mësohet se ky i fundit është gjetur nga 19-vjeçari Azem Hajdari duke konsumuar hashash te varri i babait të tij te Varrezat e Dëshmorëve, në kryeqytet.

Hajdari është konfliktuar me 20-vjeçarin, por disa ditë më vonë Azem dhe Kirjald Hajdari kanë shkuar në një lokal pranë rrethrrotullimit të Saukut ku kanë gjetur Mikel Margjekën.

Ata e kanë qëlluar disa herë duke e plagosur lehtë. Shkak i dhunës së vëllezërve Hajdari ndaj Mikel Margjekës është fakti se ata e kanë marrë si ofendim faktin që i riu po konsumonte cigare hashashi te varri i Azem Hajdari.

Si ndodhi ngjarja:

Dy djemtë e Azem Hajdarit janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për dhunë të ushtruar ndaj një personi. Kirjald Hajdari, 32 vjeç, dhe Azem Hajdari, 19 vjeç, janë ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit, më 2 janar 2018, pasi mbi ta rëndon akuza e “Plagosje e lehtë me dashje’.

Dy vëllezërit Hajdari u ndaluan për ngjarjen e ndodhur më 27 dhjetor të 2017, ku te ‘Varrezat e Dëshmorëve’, në kryeqytet, kishin rrahur shtetasin Mikel Eduart Margjeka.

Ndërkohë, pas konsultimit me Prokurorinë dhe kryerjes së veprimeve procedurale, djemtë e Azem Hajdarit janë lënë në gjendje të lirë. Report Tv mësoi se ka qenë një konflikt i çastit mes dy vëllezërve Hajdari dhe shtetasit Margjeka, që ka çuar në dhunimin e këtij të fundit.

Në kallëzimin që ka bërë në Policinë e Tiranës, Mikel Margjeka ka thënë se është goditur disa herë nga dy vëllezërit Hajdari, pranë Varrezave “Dëshmorët e Kombit”. Policia i ka shpallur në kërkim të rinjtë, pasi nuk i ka gjetur në banesën e tyre. Prandaj ata janë arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, por që u liruan më pas me urdhër Prokurori.

Kirjald dhe Azem Hajdari ishin nën shoqërinë e nënës së tyre Fatmira Hajdari, në momentin që u ndaluan nga Policia kufitare e Muriqanit. Pasi u morën në pyetje, dy vëllezërit kanë pranuar konfliktin, por kanë thënë se nuk e kanë dhunuar Mikel Margjekën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.01.2018, në PKK Muriqan, u kapën vëllezërit shtetasit A.H, vjeç 19 dhe K.H vjeç 32 banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, neni 89 i Kodit Penal. Pas konsultimit me Prokurorin dhe kryerjes së veprimeve proceduariale u lanë në gjendje të lirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Messi është i lirë të largohet nga Barcelona në rast të shpalljes së pavarësisë së Katalonjës
Previous article Fotografi të rralla, si dukeshin Tuna dhe Elvana kur ishin shoqe të ngushta (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT