• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HARVARDI “KAP MAT” KINEZËT/ Kërkuan në Google për koronavirusin para se të bëhej i njohur
Home
Teknologji

HARVARDI “KAP MAT” KINEZËT/ Kërkuan në Google për koronavirusin para se të bëhej i njohur

9 June, 2020 F.autor Jetë, Teknologji

Pamjet satelitore të spitaleve si dhe fjalët që kanë kërkuar në internet qytetarët e Vuhanit sugjerojnë se COVID-19 ka qarkulluar shumë më herët nga sa mendohej, sipas një studimi të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Harvardit.

Shkencëtarët kanë përdorur mbi 110 pamje satelitore të 6 spitaleve në Vuhan nga janari 2018 në prill 2020, si dhe të dhëna ditore nga fjalët që janë kërkuar më shpesh në internet si “kollë” dhe “diarre” nga prilli 2017 në maj 2020.

Ata zbuluan se “rritja e trafikut në spitale dhe fjalët e kërkuara nga qytetarët e Vuhanit në internet mbi simptomat që përkojnë me ato të virusit” u regjistruan shumë më përpara dokumentimit të fillimit të SARS-CoV-2 në dhjetor 2019.

Ata vunë re një “rritje të theksuar” në ngarkesën e spitaleve duke përdorur si njësi matjeje vendet e zëna të parkingut pranë spitaleve të vërejtura për herë të parë në gusht 2019 dhe duke kulmuar në dhjetor 2019.

Studimi, i cili nuk është vlerësuar ende nga shkencëtarë të tjerë të fushës, pranon se ka kufizime si për shembull që shumica e pamjeve satelitore ishin jashtë përdorimit për shkak të kushteve klimatike apo ndërtimeve të ndryshme, të cilat e bënin të pamundur përllogaritjen më përpikëri të numrit të makinave në parking.

“Këto zbulime vërtetojnë hipotezën se virusi ka dalë në mënyrë të natyrshme në Kinën e jugut dhe se me shumë gjasë ka qenë në qarkullim në Vuhan gjatë kohës së shpërthimit të parë”.

Kina është kritikuar ashpër nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili e ka akuzuar vendin se nuk i kanë lajmëruar në kohë autoritetet shëndetësore ndërkombëtare për coronavirusin e ri.

Shtetet anëtare të OBSH votuan muajin e shkuar që organizata të hapi një hetim të pavarur mbi përgjigjen ndërkombëtare që nga shfaqja e parë e virusit.

Më shumë se 406 mijë persona kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës ndërsa mbi 7 milionë persona rezultojnë të infektuar, sipas Universitetit John Hopkins.

Deri më tani, Kina ka konfirmuar 4.638 viktima dhe 84.195 raste me COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇUDIRA SHQIPTARE/ 13-vjeçarja me fëmijën 1-muajsh: Më nxirrni burrin 16-vjeçar nga burgu
Previous article "NE I KEMI BIO DHE NUK MBURREMI SI TY.../ Komentet "pikante", ja si fansat "thumbojnë" VIP-at (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE/ 63-vjeçarja përfundon me 12 'kallamarë' në gojë pas ngrënies së... Jetë

SHOKUESE/ 63-vjeçarja përfundon me 12 'kallamarë' në gojë pas ngrënies së...

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet Jetë

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT