• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HARTA E TMERRSHME/ Ja si Lufta e Tretë Bërthamore mund të shkatërronte të gjithë planetin
Home
Nderkombetare

HARTA E TMERRSHME/ Ja si Lufta e Tretë Bërthamore mund të shkatërronte të gjithë planetin

3 March, 2022 F.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Teksa Putin kërcënon Evropën me përdorimin e armëve bërthamore, shume pyesin se cilat do të ishin pasojat nëse presidenti rus vendos vërtetë ti përdorë ato.

Sipas ekspertëve britanikë. Mbretëria e Bashkuar “do të pushonte së ekzistuari” nëse një Luftë e Tretë Botërore do të fillonte dhe madje edhe vendet më të sigurta do të vuanin nga një “dimër bërthamor”.

Profesori Andrew Futter në Universitetin e Leicester tha për Daily Star se presidenti rus Vladimir Putin ka pak për të fituar nga përdorimi i armëve bërthamore, por paralajmëroi se një luftë e përgjakshme civile mund ta lërë atë të dëshpëruar. Specialisti i politikës ndërkombëtare shtoi se Rusia duke përdorur armë bërthamore, do të mbetej shumë larg zhvillimit, duke i shkaktuar vendit të vet një dëm kolosal.

 640 0 621fc16572202

(Versioni i sotëm i një harte të luftës bërthamore)

 

 

Por Profesor Futter dhe ekspertë të tjerë kryesorë kanë zbuluar se si do të dukej bota nëse vërtet do të shpërthente Lufta e Tretë Botërore.

Profesor Campbell Craig nga Universiteti i Kardifit mendon se shpresa që SHBA-ja do të shkatërronte raketat ruse me kohë është “optimiste”

Ai tha për Daily Star se nëse një luftë bërthamore do të shpërthente midis NATO-s dhe Rusisë dhe do të përshkallëzohej në një luftë të përgjithshme, shumica e qyteteve në Rusi, Evropë dhe SHBA do të shënjestroheshin dhe shkatërroheshin. Mbretëria e Bashkuar në thelb do të pushonte së ekzistuari.

“Gjërat mund të shkojnë keq dhe SHBA mund të jetë në gjendje të përgjojë disa raketa ose të shkatërrojë një pjesë të arsenalit rus përpara se të lëshohet, por kjo është optimiste.”

Ndërkohë, profesori i Shkollës Kennedy të Harvardit, Matthew Bunn, bëri një parashikim të errët teksa tha se edhe ata në qoshet më të largëta të Tokës mund të ndikohen nga lufta bërthamore.

Bunn, i cili ka një qendër kërkimore rreth armëve dhe teknologjisë bërthamore, tha se “kryeqytetet dhe qytetet kryesore të shteteve të mëdha të armatosura bërthamore” do të ishin të parët që do të shkatërroheshin.

“Armët bërthamore të sotme janë shumë më të fuqishme dhe Rusia ka disa mijëra armë bërthamore që mund të përdoren. Nuk është vetëm shkatërrimi dhe vdekja e shkaktuar nga një shpërthim bërthamor, topi i zjarrit dhe presioni i tepërt që prodhon, por sasitë e mëdha të rrezatimit që do të prodhoheshin ka të ngjarë të ndikojnë në të gjithë Evropën.”- tha ai.

Një përkeqësim të situatës do e bënte dhe përfshirja e Kinës apo Koresë së Veriut në këtë luftë, duke e përdorur atë si justifikim për të testuar aftësitë e tyre.

Megjithatë, sipas profesor Fitter, kërcënimi i luftës bërthamore aktualisht mbetet i ulët, veçanërisht pasi rrezatimi dhe pasojat me shumë gjasa do të ndikojnë në qytetet ruse dhe bjelloruse afër kufirit me Ukrainën.

“Nuk ka gjasa që Presidenti Putin të përdorë armë bërthamore në Ukrainë. Është gjithashtu e vështirë të shihet se çfarë objektivi ushtarak do të arrinte kjo duke pasur parasysh se e ardhmja e konfliktit ka të ngjarë të jetë lufta e ngushtë nëse jo lufta guerile.”- tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDIT deputeti RUS: Kishim 1 vit që po e planifikonim. E kuptuam që...
Previous article MASAKRA/ Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e çiftit shqiptar dhe dy fëmijëve të tyre në Greqi

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT