Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka paralajmëruar se do e ndjek në rrugë ligjore hartën e re gjyqësore.
Ai shprehet i bindur se kjo hartë do të miratohet, pavarësisht problematikave të shtruara në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve.
Haxhia i është përgjigjur dhe një paralajmërimi të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja i cili tha më herët se do të kërkojë kufizim të kompetencave të Dhomës së Avokatisë.
Sipas Haxhias, kjo nuk mund të ndodhë pasi ekziston një vendim i Gjykatës Kushtetuese që nuk lejon të preket avokatia.
Haxhia: Komuniteti i avokatëve, mori një vendim. Nuk gabojmë në vendimmarrje, por jemi bazuar në ligjin për profesionin e avokatëve. Ne e dimë që do kalojë, pasi është vulosur. Do ndjekim rrugën ligjore, do i drejtohemi gjykatës sipas kompentencës për ta rrëzuar këtë vendim të qeverisë që i jep formën e prerë. Dua të siguroj, pa dashur të bëj polemikë me ministrin, nuk jemi nga ata që i bëjmë gjërat nga emiocionet e momentit. Kemi debatuar me shumë kulturë. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që nuk e prek dot avokatinë me çfarë do ligji të bëni. Jemi njerëz me integritet dhe kulturë qytetare. Në fund do i drtejtohemi gjykatës. Nuk i jemi drejtuar pasi shpresojmë, do zoti që të bëjë një përmbysje mendore, për të gjetur atë rrugë për të mirën e publikut.


