• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HARTA E RE GJYQËSORE/ KLGJ konsultohet me Ministrinë e Drejtësisë. Priten diskutime me KLP, “Financat” dhe grupet e interesit
Home
Aktualitet
Drejtësi

HARTA E RE GJYQËSORE/ KLGJ konsultohet me Ministrinë e Drejtësisë. Priten diskutime me KLP, “Financat” dhe grupet e interesit

16 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi

Pas propozimit të një harte të re gjyqësore, ku kërkohet që të shkrihen 10 gjykata në vend dhe të krijohet një gjykatë e vetme Apeli në Tiranë, duket se puna vijon në këtë drejtim. KLGJ vijon konsultimin me Ministrinë e Drejtësisë dhe pritet që shumë shpejt të nisë bisedimet me institucione si KLP, Ministrinë e Financave apo edhe grupet e tjera të interesit.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa ka postuar një foto gjatë takimit me kryetaren dhe Zv/Kryetarin e KLGJ-së, Naureda Llagami dhe Maksim Qoku, thotë se diskutimet janë konstruktive mes

“Diskutime mes Ministrisë së Drejtësisë dhe KLGJ-së për të dakordësuar një propozim të përbashkët të Hartës së Re Gjyqësore, e më pas konsultimin me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe grupet e interesit në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligjin nr. 98/2016 janë të hapura për të adresuar çdo merak që ka të bëjë me:

a) garantimin e aksesit në drejtësi, që lidhet me afërsinë e individit në marrjen e shërbimeve gjyqësore;

b) uljen e kostove, me qëllim përdorimin me efektshmëri të burimeve publike;

c) rritjen e cilësisë dhe përshtatshmërisë së shërbimeve të ofruara”, shkruan Manja.

Objektivi i KLGJ është që brenda janarit të 2022, të miratojë hartë e re gjyqësore dhe të nisë funksionimi me 12 gjykata të shkallës së parë, të njohura si gjykata fakti dhe një gjykatë apeli.

Pak ditë më parë, ‘Report Tv, mësoi se 10 gjykatat që do të shkrihen janë;Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini. Ndërkohë nga 6 gjykata Apelit, që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykata e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër.

Harta ka sjellë edhe përplasje mes Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku KLP thotë se KLGJ nuk i ka përfshirë në grupin e punës. Shkrija e gjykatave sjell automatikisht shkrirjen e prokurorive, ndërkohë që KLGJ ka njoftuar se ka marrë dakordësinë e Prokurorit të Përgjithshëm Olsjan Çela për këtë draft.

Në një propozim të mëparshëm KLGJ kërkoi që nga 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë.  Sipas draftit, propozohet që nga 22 gjykata të shkallëve të parë të bëhen 12 nga gjashtë gjykata administrative të bëhen 2 dhe nga gjashtë apele të bëhet një në të gjithë vendin

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "A KE BËRË BOTOX NË FYTYRË?" Ja si i përgjigjet komentueses Sara Hoxha, zbulon çfarë ka menduar kur e pa Ledrin për herë të parë
Previous article DEBUTIM ËNDRRASH NË PREMIER/ “Shenjtori” Broja, gol trepikësh dhe spektakël. Sulmuesi "kuqezi" vendos rekord

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT