Është padyshim lojtari më I spikatur I Tottenham me paraqitjet e shkëlqyera në Premier League dhe Champions League.
Harry Kane ka shprehur dëshirën për të përfunduar karrierën e tij tek skuadra e Tottenham, kjo pas interesimit të Real Madrid për të nënshkruar me lojtarin.
“Do të doja të isha një ‘one-klub-man’,” shprehet sulmuesi anglez për Daly Mirror. “Varet se si do të ecë klubi, por kam thënë se dua të qëndroj këtu, pasi jemi në një pozicion shumë të mirë për momentin.
“Qendra stërvitore është fantastike, stadiumi i ri po vjen, trajneri është i shkëlqyer dhe kemi një skuadër të re. Kështu që çdo gjë është mirë.”
Kane ka fituar Këpucën e Artë të Premier League në dy sezonet e fundit, duke ndihmuar Spurs të renditet mes tre më të mirëve.
“Unë dua të fitoj sa më shumë trofe.
“Kur të më përfundojë karriera, janë trofetë ato që dua të kujtoj dhe shpresoj t’ia arrij.” – është shprehur Kane. /alpenews.al/


