Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se ka vetëm një mënyrë që opozita të futet në zgjedhje.
Këshilli Kombëtar i mbledhur pasditen e kësaj të enjte mori katër vendime të rëndësishme të cilat konfirmuan në detaj thuajse edhe qëndrimin e mehershëm të kryesise së selise blu.
Pika e parë është mbështetja e zgjidhjes politike të ofruar nga opozita e bashkuar për një Qeveri Tranzitore si e vetmja mundesi që do të garantonte zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe zhbllokimin e procesit te integrimit të vendit .
Së dyti Këshilli Kombëtar vendosi që PD të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë plotësuar kushtet për zgjedhje te lira dhe te ndershme. Kriza e rëndë politike në vend nuk mundëson kushtet për zgjedhje te lira e te ndershme pasi është provuar se qeveria e Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.
Vendimi i trete i marrë është angazhimi I Pd për të mos lejuar zgjedhje farsë të organizuara nga qeveria ilegjitime e Edi Ramës. Përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar Pd angazhohet të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasade të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe parate e pista.
Në fund Këshilli Kombëtar I drejtuar nga Bujar Nishani ka mandatuar kreun e PD, Basha dhe sekretarin Bardhi që të negociojë me aleatet opozitare nënshkrimin e koalicionit për të gjitha pikat e lartëpërmendura.
Vendimi është i qartë: PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.