Një banesë është përfshirë nga flakët në Pogradec.
Bëhet me dije se 69-vjeçari, Sotir Pisquri ka qenë duke gatuar, por në një moment e ka zënë gjumi dhe tenxherja ka marrë zjarr.
Kanë qenë komshinjtë ata që kanë kanë njoftuar zjarrfikësen, pasi kanë parë tymin që dilte nga banesa e 69-vjeçarit. Menjëherë ka ndërhyer zjarrëfikësja dhe i ka shpëtuar jetën 69-vjeçarit, i cili është gjetur në gjendje të fikti.
Sakaq, moshuari është dërguar menjëherë më spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.